Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/20200901_112056.jpg

Filloi rregullimi i 11 rrugëve në komunën e Malishevës



Ka filluar hapja dhe rregullimi i dhjetë rrugëve në fshatin Shkozë dhe i një rruge në fshatin Maxharrë të Komunës së Malishevës.

Punimet në këto rrugë sot i ka parë nga afër drejtori i urbanizmit Ahmet Morina, i cili është takuar edhe përgjegjësit e këtyre dy fshatrave.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi nga afër me punimet në rrugët që janë duke u rregulluar dhe njoftimi nga kryetarët e fshatrave Shkozë, Luan Bytyçi dhe në Maxharrë nga Muhamet Kastrati për punimet që janë duke u kryer dhe nëse ata kanë vërejtje për ecurinë e punimeve.

“Sot vizitova këto dy fshatra ky janë duke u rregulluar njëmbëdhjetë rrugë, me qëllim të informimit me ecurinë e punimeve dhe zbatimit të planit dinamik për realizimin e këtyre projekteve, pasi kemi të bëjmë një numër të madh rrugëve që janë duke u rregulluar”, tha drejtori Morina.

“Të gjitha këto rrugë në Shkozë e Maxharrë, e po ashtu edhe në fshatrat tjera ku jemi duke punuar pa ndërpre, janë pjesë e investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, të cilat kanë qenë pjesë e listës së investimeve kapitale të miratuar në Asamblenë Komunale dhe të gjitha këto rrugë, financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës”, ka deklaruar drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina.

Të fundit

Përurohet rruga e asfaltuar dhe zhvillohet aksioni i pastrimit të parkut

Në Tëprezë të Vitisë, konkretisht tek parku “Te Pishat”, sot është organizuar një aksion i madh i pastrimit, me nismën e Institucioneve komunale të Vitisë, me qëllim të ruajtjes së a

Sa e keni shikimin të mirë? Provo ta bëjni këtë test pa gabim

Ky test argëtues mund të zbulojë a shihni mirë. A është shikimi juaj super i fuqishëm? Këtë mund ta zbuloni nëpërmjet këtij testi, të cilin e kemi ndarë vetëm për ju. Testi përbëhet

Suhareka bëhet me çerdhen e dytë publike

Në qytetin e Suharekës, afër tregut javor, u vu gurthemeli i Çerdhes për fëmijë. Fëmijëve të kësaj pjese të qytetit dhe të gjithë fëmijët e Komunës së Suharekës do të kenë kushte

Gabimet në aplikim vonojnë subvencionimin e qirasë

Halim Saqi, pronar i një objekti të lëshuar me qira në Komunën e Obiliqit, ende nuk ka pranuar mjetet nga Qeveria e Kosovës, si subvencionim të qirasë, në bazë të Pakos Emergjente Fiskale.

Ideja brilante e fermerit për ta bërë më të mirë vitin 2020

2020 ka qenë një vit mjaft i tmerrshëm pa marrë parasysh se ku jetoni. Trazirat politike, padrejtësitë shoqërore dhe natyrisht pandemia në të gjithë botën, po kontribuojnë në një ndjenj

Info Tjera