Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/FB_IMG_1598008727946-1.jpg

Gjilani nis fushatën sensibilizues “Vendose maskën, shpëto jetën”



Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur sot aktivitetin “Vendose maskën, shpëto jetën”, ku janë të angazhuar të rinjtë e shkollave të mesme dhe organizatave të ndryshme jo-qeveritare, në shpërndarje të maskave dhe vetëdijësim të qytetarëve për masat mbrojtëse anti-Covid-19.

Në fjalën e tij, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka falënderuar Policinë e Kosovës për angazhimin permanent në vetëdijësim dhe këshilla për qytetarët në respektimin e masave mbrojtëse.

“Ekipet e të rinjve që dalin sot në terren së bashku me Policinë e Kosovës, e bëjnë këtë për sensibilizimin e qytetarëve në përdorimin e masave mbrojtëse. Kjo mbetet mënyra e vetme e luftimit të pandemisë globale. Apelojmë që të vazhdohet me respektimin e rekomandimeve të institucioneve të shtetit, për bartjen e maskave, dezinfektuesve dhe ruajtjen e distancës sociale, në mënyrë që sa më pak të rezultojnë raste me infeksion dhe sa më shpejtë ta kalojmë këtë situatë”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ndërsa, major Alban Ramushi, komandant i Stacionit të Policisë në Gjilan, ka thënë se bazuar në raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, duhet të dimë se virusi është shumë më afër se ajo që jemi duke menduar dhe për këtë duhet një vetëdijësim i të gjithë qytetarëve duke mos e neglizhuar në asnjë moment infeksionin.

“Virusi është shumë më afër se që ne mendojmë. Kjo është dëshmuar në raporte të rregullta të IKSHP-së, prandaj duhet të bartim maskat, të mbajmë distancën dhe kështu secili ta mbroj familjen e vet. Kujdesi duhet të jetë për të gjitha moshat pa dallim, sepse nuk ka përzgjedhje të moshës se kush infektohet e kush jo”, ka thënë mes tjerash, majori Ramushi.

Në këtë aktivitet ka folur edhe drejtoresha e DRKS-së, Deniza Limani, e cila ka njoftuar se në këtë aktivitet janë Këshilli i Nxënësve të Gjilanit, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, organizata Fuqia e Bashkimit Rinor dhe organizatat tjera në mënyrë që sensibilizimi të jetë sa më i gjerë.

Ajo më tej ka njoftuar se aktiviteti i njejtë do të jetë edhe në lagjet dhe vendbanimet ku jetojnë komunitetet pakicë, me qëllimin që respektimi i masave të jetë në gjithë territorin e Gjilanit dhe te të gjithë qytetarët pa dallime.

Të fundit

Sa e keni shikimin të mirë? Provo ta bëjni këtë test pa gabim

Ky test argëtues mund të zbulojë a shihni mirë. A është shikimi juaj super i fuqishëm? Këtë mund ta zbuloni nëpërmjet këtij testi, të cilin e kemi ndarë vetëm për ju. Testi përbëhet

Suhareka bëhet me çerdhen e dytë publike

Në qytetin e Suharekës, afër tregut javor, u vu gurthemeli i Çerdhes për fëmijë. Fëmijëve të kësaj pjese të qytetit dhe të gjithë fëmijët e Komunës së Suharekës do të kenë kushte

Gabimet në aplikim vonojnë subvencionimin e qirasë

Halim Saqi, pronar i një objekti të lëshuar me qira në Komunën e Obiliqit, ende nuk ka pranuar mjetet nga Qeveria e Kosovës, si subvencionim të qirasë, në bazë të Pakos Emergjente Fiskale.

Ideja brilante e fermerit për ta bërë më të mirë vitin 2020

2020 ka qenë një vit mjaft i tmerrshëm pa marrë parasysh se ku jetoni. Trazirat politike, padrejtësitë shoqërore dhe natyrisht pandemia në të gjithë botën, po kontribuojnë në një ndjenj

Çka është Bacteriophage?

Shkruan: Zijadin Gojnovci Bacteriophages janë viruse që kërkojnë qeliza për strehimin e bakterieve për zhvillim dhe riprodhim. Fillimisht, Bacteriophages lidhen me murin qelizor të bakterieve d

Info Tjera