Ja si investohet në Prishtinë
Për gati një javë punuan në rregullimin e kubëzave në Lakërishtë, por rezultati i arritur është thuajse më i keq se sa që ishte para se të bëhej investimi.
Komuna e Prishtinës nisi rregullimin e kubëzave në këtë lagje, saktësisht tek pjesa që ndryshe quhet ‘banesat e vjetra’, por mënyra e punës së bërë nuk i ka kënaqur banorët e kësaj lagje.
Në dy fotot e dërguara nga banorët tek Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë, shihet se si është rregulluar kjo pjesë.
Fotot e mëposhtme tregojnë investimin e bërë.

