Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/122705287_2687546314820028_828806329186175387_n.jpg

Komuna e Deçanit nuk lëviz nga 4 pikat rreth hidrocentralit



Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj ,bashkë më Drejtorin e Urbanizmit z.Ramë Melaj, kanë pritur sot në takim Komisionin Hetimor Parlamentar, mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për leje te hidrocentraleve në Republikë e Kosovës.

Në ketë takim u diskutua se si do të veprohet më tutje pasi ditë më parë I është ndaluar prodhimi i Energjisë, Kompanis Kelkos-Energy deri në një vendim të ri.

Kryetari Ramosaj, pasi njoftoi komisionin për dëmet që i ka shkaktuara ambienti Kelkos-Energy , duke e degraduar ambienti kërkoi nga ky Komision që të insistohet për përmbushjen e katër kritereve të cilat burojnë nga Ministria e Ambientit dhe Kelkos-Energy e të cilat janë:

1.Kompania Kelkos-Energy, duhet të respektoj minimumin biologjik të lumit, për arsye që të mos ketë ndikim negativ drejtpërdrejt në florën dhe faunën grykës së Deçanit.
2. Duhet të behët rivitalizimi i skarpave të rrugës ku janë zhvilluar punimet dhe njëkohësisht rivitalizimi i shtratit të lumit i cili është degraduar në mas gjatë kryerjes së punimeve.
3.Kompania Kelkos-Energy, duhet të bëjë ndërtimin e liqenit akumulues në Zallin e Rupës , në mënyrë që furnizimi i hidrocentraleve të behët nga ky Liqe akumulues e në asnjë mënyrë nga lumi i cili futet në gypa.
4. Kompania Kelkos-Energy e ka për obligim që të bëjë asfaltimin ose të nxjerr pëlqimin për segmentin e rrugës R-108 që është brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur në të cilën ka ndërtuar hidrocentralin dhe ka vendosë përqoja –stabilimente nëntokësore.

“Ne si Institucion Komunal, nuk heqim dorë nga këto 4 pika për të cilat janë të njoftuar të gjithë aktorët e relevant në dhënien e lejes poashtu edhe vet kompania Kelkos-energy”, tha Ramosaj në fund të takimit.

Të fundit

Shqipëria e para në rajon për prodhimin e perimeve

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë(FAO) ka publikuar raportin e fundit, ku rendit Shqipërinë sit ë parën në rajon përsa i përket prodhimit të perimeve. Shqipëria sipas FAO ka prodhuar në

Dardania bëhet me çerdhe

Kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të çerdhës me bazë në komunitet në lagjen “Dardania” e që është çerdhja e dytë e financuar nga European Union Kosovo/ Bashkimi Evropian

Komuna e Klinës hap procesin e subvencioneve

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët që do të aplikojnë për subvencione për vitin 2021, që të fillojnë marrjen e dokumenteve të nevojshme(fletave poseduese

10 familje në Klinë do të përfitojnë nga 2500 euro

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, z. Ilir Bacaj, kanë pritur në takim Dafina Hoxhën, përfaqësuese e organizatës nde

Komuna e Prizrenit përfiton dy projekte të rëndësishme

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me të cilin kanë diskutuar për dy projektet që do të realizohen në bashk

, ̈ “̈ ”

Prizreni, tanimë do ketë edhe një ofertë të re turistike, “Pikën Vrojtuese” (View Point), nga ku qytetarët dhe turistët mund t’i shikojnë e t’i shijojnë bukuritë natyrore e më të

Info Tjera