Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/122662415_1033588337093230_5930671329002344934_o.jpg

Komuna e Mitrovicës do të ndajë nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur në vitin 2020



Me kërkesë të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, sot është mbajtur mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës, seanca e 37-të.

Në këtë mbledhje pikë e vetme e rendit të ditës ishte Propozim vendimi për rialokimin/transferin e mjeteve financiare nga fondi rezervë.

Me këtë rast, zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, ka njoftuar asamblistët lidhur me shkresën e Ministrisë së Financave për shfrytëzimin e mjeteve të ndara në kategorinë e shpenzimeve të fondit rezervë, që ka qenë i paraparë për mbulimin e obligimeve me rastin e aprovimit të ligjit të pagave në sektorin publik, e meqë ky ligj nuk hyri në fuqi, nga shuma e përgjithshme e ndarë për komunat e Kosovës, Komuna e Mitrovicës ka përfituar 1.5 milionë euro.

Ku pas disa diskutimesh, kjo pikë më shumicë votash është miratuar nga asamblistët komunal, me ç’ rast 240 mijë janë destinuar për Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, ku 120 mijë euro do të ndahen për të porsalindurit, duke i subvencionuar me nga 100 euro çdo grua (nënë) që ka lindur në vitin 2020, ndërsa shuma tjetër do të ndahet për pagesa të qirasë së banimit të familjeve me asistencë sociale, 50 mijë euro për Drejtorinë e Shëndetësisë dhe pjesa tjetër do të destinohet për investime kapitale.

Të fundit

Shqipëria e para në rajon për prodhimin e perimeve

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë(FAO) ka publikuar raportin e fundit, ku rendit Shqipërinë sit ë parën në rajon përsa i përket prodhimit të perimeve. Shqipëria sipas FAO ka prodhuar në

Dardania bëhet me çerdhe

Kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të çerdhës me bazë në komunitet në lagjen “Dardania” e që është çerdhja e dytë e financuar nga European Union Kosovo/ Bashkimi Evropian

Komuna e Klinës hap procesin e subvencioneve

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët që do të aplikojnë për subvencione për vitin 2021, që të fillojnë marrjen e dokumenteve të nevojshme(fletave poseduese

10 familje në Klinë do të përfitojnë nga 2500 euro

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, z. Ilir Bacaj, kanë pritur në takim Dafina Hoxhën, përfaqësuese e organizatës nde

Komuna e Prizrenit përfiton dy projekte të rëndësishme

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me të cilin kanë diskutuar për dy projektet që do të realizohen në bashk

, ̈ “̈ ”

Prizreni, tanimë do ketë edhe një ofertë të re turistike, “Pikën Vrojtuese” (View Point), nga ku qytetarët dhe turistët mund t’i shikojnë e t’i shijojnë bukuritë natyrore e më të

Info Tjera