Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/Komuna-Pr.jpg

Komuna e Prishtinës ofron 50 euro ndihmë për të gjithë të infektuarit me virus Covid-19



Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se do të dërgojnë propozim në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës që është i konfirmuar me coronavirus të subvencionohet me 50 euro.

Ahmeti ka thënë se shuma është modeste, por që këto janë kapacitetet e Komunës së Prishtinës, transmeton Telegrafi.

“Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. E dimë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tone”, ka shkruar ai në Facebook.

Ahmeti ka thënë se shpreson që Qeveria të shtojë subvencione të tilla për të gjithë qytetarët.

“Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, pohon Ahmeti.

Kujtojmë se nga data 13 nëntor, Komua e Prishtinës është vendosur në zonën e kuqe, për shkak të numrit të madh të rasteve pozitive me covid-19. Që nga ajo datë, qytetarëve u ndalohet lëvizja pas orës 19:00, po ashtu të ndaluara mbesin edhe aktivitetet tjetra.

Të fundit

8 milionë euro ndihma për komunën e Prishtinës, shumica do të shpërndahen deri më 25 dhjetor

Muhedin Nushi, nënkryetari i Komunës së Prishtinës sqaroi ndihmat që po jep kjo komunë për qytetarët në këtë kohë pandemie. Nushi deklaroi se personat e infektuar që janë mbi moshën 65-

Ndahen 160 bursa për studentët e Drenasit

Studentët përfitues të bursës për vitin akademik 2020/2021 të Komunës së Drenasit kanë nënshkruar kontratat për marrjen e bursës. Në sallën e Kulturës, 160 studentët përfitues të bur

Moti për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 g

Ahmeti: Javën e ardhshme hapet konkursi për projektimin arkitektonik të sallës koncertale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të hapet konkursi ndërkombëtar për projektimin arkitektonik të sallës koncertale. Ahmeti me anë t

Bekim Jashari: Nuk do ta dekorojmë qytetin për festa, paratë shkojnë për familjet në nevojë

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se komuna që drejton nuk do të dekorohet për festat e fundvitit. Jashari ka thënë marrë parasysh gjendjen ekonomike si pasojë e pandemisë, mjet

Ndërtohen trotuaret të përcjellur me ndriqim publik në fshatin Smallushë

Në vazhdën e realizimit të shumë projekteve të interest publik, Komuna e Lipjanit ka përfunduar projektin e radhës për ndërtimin e trotuarëve me ndriqim publik në fshatin Smallushë për t

Info Tjera