Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/received_627885594819330-e1597823090535.jpeg

Komunat ndihmohen në përballimin e situatës me Covid



KFOR-i amerikan së bashku me Njësitin për Ndërlidhje dhe Monitorim kanë dhuruar 10 shtretër për QKMF-në në Kamenicë.

Këta shtretër kanë ardhur si kërkesë e drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi.

“Para disa ditësh kam bërë kërkesë për disa shtretër dhe menjëherë KFOR-I amerikan i është përgjigjur kërkesës sime, ku kanë dhuruar 10 shtretër, dhe i falenderoj shumë për këtë donacion dhe për bashkëpunim që kanë me ne”, ka thënë ajo.

Ajo tha se këta shtretër ishin tejet të nevojshëm për QKMF-në.

Ndërkaq komunës së Mitrovicës i janë dhuruar 10 mijë maska nga Komuna e Inegylit të Turqisë.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, kanë pranuar një donacion me 10 mijë maska për qytetarët e Mitrovicës, nga kryetari i komunës së Inegylit z. Alper Taban, me të cilin qytet Mitrovica është e binjakëzuar.

Me këtë rast, nënkryetari Mujka ka falënderuar kryetarin z. Taban për dhurimin e këtij donacioni shumë të nevojshëm në këtë kohë pandemie, duke thënë se këto maska mbrojtëse do të shërbejnë për nevojat e qytetarëve, dhe ndihma të tilla janë të mirëseardhura për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia globale e virusit COVID-19.

Po ashtu ai u shpreh mirënjohës ndaj z. Taban dhe gjithë qytetarëve të Inegylit të cilët edhe një herë treguan solidaritetin dhe respektin që kanë për qytetarët e Mitrovicës, si dhe për bashkëpunimin e mirë që kanë deri më tani.

Të fundit

Përurohet rruga e asfaltuar dhe zhvillohet aksioni i pastrimit të parkut

Në Tëprezë të Vitisë, konkretisht tek parku “Te Pishat”, sot është organizuar një aksion i madh i pastrimit, me nismën e Institucioneve komunale të Vitisë, me qëllim të ruajtjes së a

Sa e keni shikimin të mirë? Provo ta bëjni këtë test pa gabim

Ky test argëtues mund të zbulojë a shihni mirë. A është shikimi juaj super i fuqishëm? Këtë mund ta zbuloni nëpërmjet këtij testi, të cilin e kemi ndarë vetëm për ju. Testi përbëhet

Suhareka bëhet me çerdhen e dytë publike

Në qytetin e Suharekës, afër tregut javor, u vu gurthemeli i Çerdhes për fëmijë. Fëmijëve të kësaj pjese të qytetit dhe të gjithë fëmijët e Komunës së Suharekës do të kenë kushte

Gabimet në aplikim vonojnë subvencionimin e qirasë

Halim Saqi, pronar i një objekti të lëshuar me qira në Komunën e Obiliqit, ende nuk ka pranuar mjetet nga Qeveria e Kosovës, si subvencionim të qirasë, në bazë të Pakos Emergjente Fiskale.

Ideja brilante e fermerit për ta bërë më të mirë vitin 2020

2020 ka qenë një vit mjaft i tmerrshëm pa marrë parasysh se ku jetoni. Trazirat politike, padrejtësitë shoqërore dhe natyrisht pandemia në të gjithë botën, po kontribuojnë në një ndjenj

Info Tjera