Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/06/pdk-21.jpg

Kryesia e Degës së PDK-së në Drenas: Lladrovci nuk kandidohet për kryetar të Komunës



Kryesia e degës së PDK-së në Drenas, ka demantuar lajmin se kryetari aktual i kësaj komune Ramiz Lladrovci është nominuar për kandidat për kryetar të komunës.

Nga kjo parti kanë thënë se në strukturat e kësaj partie nuk është gjetur një pajtim rreth kandidatit për kryetar të komunës.

Reagimi i plotë:
Të nderuar, në emër të kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas, ne demantojmë lajmin e pa vërtetë se është nominuar kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci.

Edhe pas një mbledhje maratonike me kryesinë Qendrore nuk u arrit dakordim për të dalë me kandidat/e për kryetar të Komunes! Pas shumë debateve të ashpra dhe pas kundërshtimeve të shumicës së anëtareve të kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas për rikandidim të z.Ramiz Lladrovci, kryesia e Degës e paraqiti propozimin e saj, mirëpo nuk u vendos asgjë!

Kjo qështje mbeti të diskutohet sërish dhe Dega e PDK-së në Drenas të nominojë kandidatin/en e sajë. Me ndërime nga: Sekretar i Degës së PDK-së në Drenas- z. Adnan Thaqi, Nënkryetar- z. Muhamet Kiqina, Nënkryetare- znj. Hyrije Xhemajlaj Thaqi, Nënkryetar- z. Bekim Nika

Të fundit

Ajazi merr mbështetje të plotë nga PDK në Drenas

Dega e Partisë Demokratike në Drenas i ka dhënë mbështetje Driton Ajazit për të qenë kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e ardhshme komunale. Lajmi është bërë i ditur nga Ajaz

Shqipëria e para në rajon për prodhimin e perimeve

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë(FAO) ka publikuar raportin e fundit, ku rendit Shqipërinë sit ë parën në rajon përsa i përket prodhimit të perimeve. Shqipëria sipas FAO ka prodhuar në

Dardania bëhet me çerdhe

Kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të çerdhës me bazë në komunitet në lagjen “Dardania” e që është çerdhja e dytë e financuar nga European Union Kosovo/ Bashkimi Evropian

Komuna e Klinës hap procesin e subvencioneve

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët që do të aplikojnë për subvencione për vitin 2021, që të fillojnë marrjen e dokumenteve të nevojshme(fletave poseduese

10 familje në Klinë do të përfitojnë nga 2500 euro

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, z. Ilir Bacaj, kanë pritur në takim Dafina Hoxhën, përfaqësuese e organizatës nde

Komuna e Prizrenit përfiton dy projekte të rëndësishme

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me të cilin kanë diskutuar për dy projektet që do të realizohen në bashk

Info Tjera