Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/FB_IMG_1596117521214.jpg

Ministria e Kulturës ndihmon Suharekën me 2.6 milionë euro



Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka pritur sot në vizitë zëvendëskryeministrin e Kosovës Driton Selmanaj dhe ministren e kulturës, rinisë dhe sportit Vlora Dumoshi.

Gjatë kësaj vizite ata kanë nënshkruar bashkë memorandumin për bashkëpunim sipas të cilit MKRS do të financojë 2,6 milionë euro për përfundimin e punimeve në Shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë.

Pas takimit që u organizua në zyrën e kryetarit, ata kanë vazhduar dhe kanë vizituar vendin ku po ndërtohet Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”, pastaj kanë vizituar edhe Stadiumin e qytetit, për rregullimin e të cilit janë ndarë edhe 200 mijë euro nga MKRS-ja.

Ndërsa krejt në fund kanë vizituar edhe vendin ku do të ndërtohet stadiumi i futbollit në fshatin Studençan, ku edhe kanë filluar punimet.

Të fundit

Drenasi me njoftim për hapjen e çerdheve private

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, njofton përfaqësuesit e çerdheve private dhe të gjithë qytetarët, se për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia globale e co

Mozaiku antik i Neredimes

Sonda e arkeologëve, dekada më parë, gjeti të rrallin mozaik antik në lokalitetin arkeologjik të Neredimes së Poshtme. “Mozaiku që ishte pjesë e një vile të antikes së vonë i përke

Kjo është gjendja me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badocit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badocit. Sipas KRU-së, gjendja është nivelin e kapërderdhjes. “Të dashur konsum

Ministria e Infrastrukturës vendos një laurë në fshatin Grabovc

Ministria e Infrastrukturës, bashkë me Infrakos-in, të shtunën (25.07.2020), kanë vendosur një laurë për sinjalizimin e kalimit të trenit në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës. Ministri i I

Ahmeti tregon për rezultatet e testeve në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve ështl rritur kapaciteti i testimeve në rreth 120 në ditë, ku gjysma është testim i pacientëve me simptome ndërsa gjy

Vazhdojnë punimet në rrrgullimin e argjinaturave në lumin “Morava e Binçës”

Kryetari i komunës së Vitisë së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet që po zhvillohen në rregullimin, hapjen dhe pastrimin e argjinaturave të lumit “Morava e Binçës” në kët

Info Tjera