Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/FB_IMG_1597243039676.jpg

Nënshkruhet memorandumi për fuqizimin ekonomik e social të grave



I pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me Kryesuesen e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi pritën në takim drejtuesit e organizatës Woman 4 Woman, qëllimi i së cilit ishte nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për fuqizimin ekonomik e social si dhe përfshirjen në proceset vendimmarrëse të grave.

Ky memorandum që u nënshkrua sot, parasheh koordinimin institucional të veprimeve mes Komunës së Ferizajt dhe organizatës së lartcekur me qëllim që pozita e gruas në sferën ekonomike, sociale e vendimmarrëse të avancohet.

Drejtuesit e organizatës Woman 4 Woman thanë se Komuna e Ferizajt qëndron në një shkallë të konsiderueshme zhvillimi e përparimi në këtë fushe, ndonëse lypsen ende veprime për fuqizimin e mëtejmë të kësaj fushe.

Kryetari Aliu tha se qeverisja e tij, ka vullnetin e plotë e gjithë energjinë që këtë kauzë ta sensibilizoj edhe më tutje përmes veprimeve konkrete, ndonëse Ferizaj paraqet një model për mundësinë dhe fuqizimin e grave në pozita të rëndësishme vendimmarrëse.

Të fundit

Kryetari Haliti dhe Ministrja Dumoshi biseduan për projektet e përbashkëta

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i DKRS-së në Viti, Milot Lala janë pritur sot në takim nga Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi dhe zëvendësi i saj,

Mbi 100.000kg kunguj eksportohen nga Deçani në Zvicër

Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Rifat Stojkaj, me bashkëpunëtorë sot gjatë vizitës ne teren ka qëndruar tek fermerët z.Besim Zekaj dhe z.Ismet Dervishaj, të cilët ja

Vihet gurthemeli i çerdhes publike në Shipol të Mitrovicës

Në Shipol të Mitrovicës sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e një çerdheje publike në vlerë prej 300 mijë eurosh, bashkëfinancim ky mes Komunës së Mitrovicës dhe MAPL-së. Me ras

Përurohet rruga e asfaltuar dhe zhvillohet aksioni i pastrimit të parkut

Në Tëprezë të Vitisë, konkretisht tek parku “Te Pishat”, sot është organizuar një aksion i madh i pastrimit, me nismën e Institucioneve komunale të Vitisë, me qëllim të ruajtjes së a

Sa e keni shikimin të mirë? Provo ta bëjni këtë test pa gabim

Ky test argëtues mund të zbulojë a shihni mirë. A është shikimi juaj super i fuqishëm? Këtë mund ta zbuloni nëpërmjet këtij testi, të cilin e kemi ndarë vetëm për ju. Testi përbëhet

Info Tjera