Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/170342030_3813017952156969_9085354565434774935_n.jpg

Nënshkruhet memorandumi për hapjen e puseve për familjet skamnore



Për hapjen e puseve për ujë të pijës, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka nënshkruar sot Memorandomin e Bashkëpunimit me organizatën “Qatar Charity” që përfaqësohej nga dr. Nawaf Abdulla AH AL – Hammdi.

Sipas këtij memorandumi, organizata “Qatar Charity” do të bënë hapjen e 26 puseve për ujë të pijës, në vende të ndryshme të komunës së Shtimes për familjet që kanë kushte të rënda ekonomike.

Memorandumi në fjalë, parasheh financimin dhe hapjen e puseve në thellësi të ndryshme (sipas nevojës), montimin e pompave të ujit me pajisje përcjellëse dhe vendosjen e rubinetës.

Finalizimi i këtij projekti do të bëhet më së largu deri në fund të këtij viti.

Përzgjedhja e familjeve me nevojë për këtë projekt është bërë nga komisioni, i cili ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm duke bërë njëherit vlerësimin në terren.

Në këtë takim është bërë prezentimi i një projekti të rëndësishëm për qytetarët e komunës së Shtimes për shpime që do të rrisin sasinë e ujit të pijshëm dhe do të furnizohen rezervuarët e ujësjellësit.

Nga ky projekt, Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” dhe Komuna e Shtimes do të përfitojnë tetë fshatra/lagje të Shtimes, të cilat do të mbulohen 90 për qind e nevojave të qytetarëve tanë për ujë të pijshëm.

Të fundit

Pagat e ulta dhe emigracioni larguan 29 mijë persona nga bujqësia

Bujqësia po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Punonjësit në këtë sektor u tkurrën me rreth 29.8 mijë persona në tremujorin e dytë të vitit, duke e çuar numrin e tyre në mbi 416 mijë të

Lajm i mirë për bujqit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci ka njoftuar sot se ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve (kësti i dytë). Pas marrje së opinionit ligjor nga Zyra e K

Ajazi merr mbështetje të plotë nga PDK në Drenas

Dega e Partisë Demokratike në Drenas i ka dhënë mbështetje Driton Ajazit për të qenë kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e ardhshme komunale. Lajmi është bërë i ditur nga Ajaz

Kryesia e Degës së PDK-së në Drenas: Lladrovci nuk kandidohet për kryetar të Komunës

Kryesia e degës së PDK-së në Drenas, ka demantuar lajmin se kryetari aktual i kësaj komune Ramiz Lladrovci është nominuar për kandidat për kryetar të komunës. Nga kjo parti kanë thënë se

Shqipëria e para në rajon për prodhimin e perimeve

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë(FAO) ka publikuar raportin e fundit, ku rendit Shqipërinë sit ë parën në rajon përsa i përket prodhimit të perimeve. Shqipëria sipas FAO ka prodhuar në

Dardania bëhet me çerdhe

Kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të çerdhës me bazë në komunitet në lagjen “Dardania” e që është çerdhja e dytë e financuar nga European Union Kosovo/ Bashkimi Evropian

Info Tjera