Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/FB_IMG_1600775712349.jpg

Përurohet rruga e asfaltuar dhe zhvillohet aksioni i pastrimit të parkut



Në Tëprezë të Vitisë, konkretisht tek parku “Te Pishat”, sot është organizuar një aksion i madh i pastrimit, me nismën e Institucioneve komunale të Vitisë, me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe natyrës, posaçërisht në këtë zonë e cila dita më ditë po merr primatin e një parku shumë të frekuentuar nga vizitorët.

Në këtë aksion, morën pjesë pos Institucioneve me drejtoritë komunale edhe FSK, KFOR-i, Policia, Organizatat Joqeveritare, kompanitë e pastrimit, institucionet e subjekte tjera, banorët e zonës etj.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në cilësin e organizatorit, është shprehur se ruajtja e natyrës ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit të popullatës.

Ai ka shtuar më tej se aksioni i pastrimit që po realizohet në këtë park të bukur, do të jetë mesazh për vizitorët që vijn dhe shijojn këto bukuri, që pastaj edhe të mbrojnë atë nga papastërtia dhe mbeturinat.

“Vet prezenca e juaj, dëshmon interesimin për ta ngritur nivelin e përgjegjësisë që ky park të jetë i pastër dhe ti kontribuoj shëndetit”,tha Haliti. Mirëpo, pos aksionit të pastrimit, sot u lëshua në qarkullim rruga e asfaltuar 1 kilometërshe, që lidh rrugën kryesore të fshatit, me këtë park. Qytetarët e komunës së Vitisë por edhe më gjerë, do ta kenë më të lehtë qarkullimin gjatë vizitës që do ti bëjnë Parkut “Te pishat” në Tërpezë, me realizimin e këtij projekti.”, është shprehur kryetari Haliti, duke premtuar se investimet në këtë park nuk do të mungojn edhe në të ardhmen.

Asfaltimi i kësaj rruge është pjesë e projektit të asfaltimit të përbashkët të rrugëve në Smirë, Kolishte e Tërpezë, që kryesisht është investim komunal.

Të fundit

Komuna e Deçanit nuk lëviz nga 4 pikat rreth hidrocentralit

Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj ,bashkë më Drejtorin e Urbanizmit z.Ramë Melaj, kanë pritur sot në takim Komisionin Hetimor Parlamentar, mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dh

Komuna e Mitrovicës do të ndajë nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur në vitin 2020

Me kërkesë të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, sot është mbajtur mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës, seanca e 37-të. Në

Ekzekutohen pagesat për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka njoftuar sot bujqit kosovarë se janë realizuar pagesat për kompensim të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore ndaj kulturav

Kryetari Haliti dhe Ministrja Dumoshi biseduan për projektet e përbashkëta

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i DKRS-së në Viti, Milot Lala janë pritur sot në takim nga Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi dhe zëvendësi i saj,

Mbi 100.000kg kunguj eksportohen nga Deçani në Zvicër

Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Rifat Stojkaj, me bashkëpunëtorë sot gjatë vizitës ne teren ka qëndruar tek fermerët z.Besim Zekaj dhe z.Ismet Dervishaj, të cilët ja

Vihet gurthemeli i çerdhes publike në Shipol të Mitrovicës

Në Shipol të Mitrovicës sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e një çerdheje publike në vlerë prej 300 mijë eurosh, bashkëfinancim ky mes Komunës së Mitrovicës dhe MAPL-së. Me ras

Info Tjera