Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/FB_IMG_1599039127422-e1599039649931.jpg

Stubllasit rregullojnë me zhavor rrugën e fshatit, komuna zotohet për asfaltim



Banorët e fshatit Stubëll e Ulët të komunës së Vitisë,kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët dhe me vetkontribut, kanë rregulluar një segment të rrugës së fshatit, e cila konsiderohet nga ata si mjaft jetike dhe e rëndësisë së veçant, me qenë se është mjaftë e qarkullueshme.

Murtez Mustafa, përfaqësues i këtij fshati, ka shprehur falenderime për gjithë banorët që kanë kontribuar në rregullimin e kësaj rruge, e cila edhe qon tek varrezat e fshatit, ngase në të kaluarën ka qenë vështirë e kalueshme, sidomos gjatë sezonit dimëror.

Ai në veçanti ka falenderuar iniciatorin kryesor që ka marrë nismën për këtë aksion, bashkëfshatarin Avdullah Mustafa, i cili është angazhuar maksimalisht që ky projekt të realizohet.

Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj rruge, që kap një gjatësi prej 800 metrash, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti dhe komandanti i stacionit policor në Viti Afrim Halili.

Me këtë rast, kryetari Haliti ka falenderuar mërgatën e fshatit Stubëll të Ulët, por edhe banorët që kanë realizuar një projekt që ka për qëllim mirëqenien qytetare.

“Ky kontribut ka vlerë të madhe, ngase shërben edhe si shembull se si duhet marrë iniciativa. Prandaj, aksionet e tilla ne i mbështesim si Institucione komunale dhe iu premtoi se vitin e ardhshëm do të hyjë në planet komunale dhe kjo rrugë do të asfaltohet”, u shpreh kryetari Haliti.

Të fundit

Si ta hiqni mykun nga muret e shtëpisë?

Sapo fillon lagështia, shfaqen edhe njollat e mykut në muret e shtëpive, kryesisht pranë parvazeve të dritareve. Myku nëpër mure është një problem që vërehet më së shumti në banesat e v

Festat e fundvitit, stoliset Prishtina

Edhe Prishtina është ndriçuar për festat e fundvitit. Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka publikuar pamje teksa janë ndezur dritat. Lajme Kosovë Botë Sport Futboll Magazina Cult Ekonomi F

8 milionë euro ndihma për komunën e Prishtinës, shumica do të shpërndahen deri më 25 dhjetor

Muhedin Nushi, nënkryetari i Komunës së Prishtinës sqaroi ndihmat që po jep kjo komunë për qytetarët në këtë kohë pandemie. Nushi deklaroi se personat e infektuar që janë mbi moshën 65-

Ndahen 160 bursa për studentët e Drenasit

Studentët përfitues të bursës për vitin akademik 2020/2021 të Komunës së Drenasit kanë nënshkruar kontratat për marrjen e bursës. Në sallën e Kulturës, 160 studentët përfitues të bur

Moti për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 g

Ahmeti: Javën e ardhshme hapet konkursi për projektimin arkitektonik të sallës koncertale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të hapet konkursi ndërkombëtar për projektimin arkitektonik të sallës koncertale. Ahmeti me anë t

Info Tjera