Toka jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/agroturizmi5.jpg

Agro-Turizmi, një biznes në rritje



Agro-turizmi po shndërrohet gjerësisht në një mënyrë të kalimit të kohës, duke ofruar larmi aktivitetesh dhe përvojash që nga kalërimi, banesat e vogla prej druri në mal, deri tek pjesëmarrja në ritualet e ushqimit që ngacmojnë shijet, qoftë ato për sythat e bimët e egra apo për verërat e ndryshme, duke qenë se agroturizmi përcaktohet gjerësisht si lloji i veprimtarisë agro-kulturore që do t’i tërhiqte njerëzit dhe do t’i bënte ata të vizitonin fermën apo çdo vend larg qendrave urbane. 

Me prirjen gjithnjë e më të madhe të konsumit të ushqimeve organike, me ndërgjegjësimin e vazhdueshëm mbi çështjet e ushqimit dhe shëndetit, kërkimi, gjetja dhe të bërit pjesë e këtyre mënyrave të shëndetshme të ushqimit dhe jetesës po shndërrohet një veprimtari tërheqëse dhe madje, magjepsëse. Duhen shtuar këtu shijet e verërave, djathit, mjaltit dhe panaireve të frutave në çdo fermë lokale apo kuzhinë krahinore, të cilat, jo vetëm do të ishin burim fitimi në këndvështrimin e biznesit por gjithashtu do të hidhnin dritë mbi veçantitë e secilës krahinë.

 

Agro-turizmi si biznes, nuk është aq i thjeshtë sa duket në pamje të parë.  Dita dites po rritet ne vendin tone.  Por cfare duhet te bejm per nje agro-turizem te shendosh dhe profitabil.   Ne ju ofrojm disa sugjerime themelore për të hedhur bazat dhe për të menaxhuar një sipërmarrje të suksesshme agro-turistike.

1.Caktoji çdo pjestari të familjes ose çdo punonjësi një detyrë të veçantë për të kryer. Kujdesu që përgjegjësitë të jenë të qarta dhe të mirëpërcaktuara.

2.Ki parasysh që në sipërmarrjen tënde të jetë punësuar të paktën, një individ i cili, të jetë entuziast, energjik, bujar dhe njerëzor në ndërveprim me të tjerët si dhe t‘i marrë situatat e tensionuara me sportivitet. Ky individ do të jetë nyja lidhëse mes fermës dhe publikut të gjerë.

3.Bëj një bilanc të sipërmarrjes tënde të tanishme në mënyrë që të kuptosh cilat janë mangësitë, përfitimet dhe mbi të gjitha, çfarë fitimesh mund të prisje nga një sipërmarrje e re.

4.Mos e shiko mundësinë e agro-turizmit si një përgjigje ndaj gjithë problemeve të tua financiare; mos vendos çmime të larta që gjithashtu, të presësh kërkesë të lartë. Nise me çmime mesatare, negocio dhe mbështet.

5.Fillo me pak dhe përditëso biznesin tënd vazhdimisht në bazë të reagimeve që merr nga konsumatorët dhe vizitorët.

6.Investo kohë dhe para që ferma të jetë tërheqëse dhe miqësore ndaj vizitorëve. Ajo duhet të jetë e pastër, e mirëmbajtur dhe e organizuar.

7.Ki parasysh që gjithmonë të ofrosh diçka për të parë, për të bërë ose për të blerë.

8.Organizohu me ferma të tjera të zonës në grupime interesi në mënyrë që, të ofroni një përvojë gjithëpërfshirëse e të promovoni zonën tuaj, duke u ardhur në ndihmë kështu, edhe bizneseve të tjera krah jush.

9.Tregohu strategjik në mënyrën si reklamon dhe marketon. Investimi me broshura promocioni të ideuara dhe strukturuara mirë, ka treguar se jo vetëm që tërheq vizitorë, por gjithashtu, krijon mundësi bashkëpunimi me biznese të tjera si kompanitë turistike dhe hotelet. 

Të fundit

Ideja brilante e fermerit për ta bërë më të mirë vitin 2020

2020 ka qenë një vit mjaft i tmerrshëm pa marrë parasysh se ku jetoni. Trazirat politike, padrejtësitë shoqërore dhe natyrisht pandemia në të gjithë botën, po kontribuojnë në një ndjenj

Mbi 260 hektar me grurë janë korrur në Deçan

Mbi 260 hektarë më grurë janë korrë këtë vit në Komunë e Deçanit , në ketë fushë llogaritët të jetë vit i bereqetshëm kështu tha drejtori i Bujqësisë z.Rifat Stojkaj. Stojkaj tha s

Shënohet dita e shalqirit dhe patates

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizatën IKC edhe sivjet ka bërë promovimin e kulturës bujqësore të shalqirit duke shën

Ndryshimi i klimës mundëson në Evropë kultivimin e bimëve ekzotike

Ndryshimet klimatike po u sjellin fermerëve evropianë humbje për shkak të thatësirës. Por temperaturat e larta mundësojnë edhe kultivimin e frutave ekzotike. Vera më të nxehta, stuhi të më

Zgjatet deri më 28 gusht afati i aplikimit për grante

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur deri më 28 gusht 2020 afatin për aplikim për grante në kuadër të masave mbështetëse të Programit të Zhvillimit Rural të

Info Tjera