Toka jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/gruri.png

Viti 2020 – vit i grurit kosovar



Në kohë pandemie, rendimenti i grurit po del të jetë lajmi më i mirë.

“Që njëzet vite që merrem me kultivimin e grurit, ky vit është më i suksesshmi. Në 60 hektarët që i kam mbjellë, rendimenti i kalon 5 ton për hektarë, shkon edhe ma nalt po nën pesë ton nuk ka. Këtë vit farën na e ka siguru M& Sillosi, moti ka marrë i mirë e si rezultat është ky grurë që po e shihni”, tregon fermeri Rrahman Hoti, përderisa korrjet vazhdojnë nën diellin përcëllues.

Një ndër faktorët kryesorë në rezultatet e këtij viti ishte funksionalizimi i zinxhirit fermer-pika grumbulluese, ku M& Sillosi, përveç farës u ka siguruar  fermerëve edhe tregun.

“Vitin tjetër do t’i shtoj sipërfaqet, besoj se edhe kolegët e mi do ta bëjnë të njëjtën, gruri ka leverdi”, shpjegon Rrahmani, ndërsa sasia e korrur në arat e tij po bartej tek pika grumbulluese.

Për dallim nga viti i kaluar, deri më sot pikat grumbulluese kanë pranuar mbi 40% sasi më të madhe.

Kualitetin e lartë të këtij viti, përveç pamjes në fusha, e shfaqin edhe rezultatet të cilat vijnë nga mostrat në laborator.

“Sipas të gjithë parametrave, me përgjegjësi të plotë mund të them se këtë vit gruri e mielli do të jenë të kualitetit më të lartë. Zakonisht kur ka rendiment ka edhe cilësi, kjo po vërtetohet edhe gjatë kësaj kohe kur po i analizojmë mostrat ”, deklaron Ramadan Deliu, teknolog i laboratorit të M& Sillosit në Xërxë.

Me rezultatet e këtij viti, M& Sillosi do të arrij ti plotësoj mbi 70% të kërkesave të tregut vendorë, me miell të kualitetit të lartë.

Të fundit

Platforma ‘agromarket ks’ pasuron tregun e blerjeve online në Kosovë

Projekti më i ri digjital që ndërlidh konsumatorët në mbarë Kosovën me fermerët dhe përpunuesit e produkteve ushqimore nga komunat Gjakovë, Suharekë, Shtërpce dhe Partesh lansohet së shpe

Mundësi për fuqizim të bujqësisë

Me qëllim të promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës ekonomik rural në Kosovë, projekti “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural” (SIRED) s

Ideja brilante e fermerit për ta bërë më të mirë vitin 2020

2020 ka qenë një vit mjaft i tmerrshëm pa marrë parasysh se ku jetoni. Trazirat politike, padrejtësitë shoqërore dhe natyrisht pandemia në të gjithë botën, po kontribuojnë në një ndjenj

Mbi 260 hektar me grurë janë korrur në Deçan

Mbi 260 hektarë më grurë janë korrë këtë vit në Komunë e Deçanit , në ketë fushë llogaritët të jetë vit i bereqetshëm kështu tha drejtori i Bujqësisë z.Rifat Stojkaj. Stojkaj tha s

Shënohet dita e shalqirit dhe patates

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizatën IKC edhe sivjet ka bërë promovimin e kulturës bujqësore të shalqirit duke shën

Ndryshimi i klimës mundëson në Evropë kultivimin e bimëve ekzotike

Ndryshimet klimatike po u sjellin fermerëve evropianë humbje për shkak të thatësirës. Por temperaturat e larta mundësojnë edhe kultivimin e frutave ekzotike. Vera më të nxehta, stuhi të më

Info Tjera