Toka jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/117130218_919256715219357_3062885081299868345_n-e1596628358443.jpg

Fermerëve të Zajqecit u premtohet ndihmë pas breshërit



Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi dhe zyrtarë nga kjo drejtori kanë vizituar fshatin Zajqec për të parë nga afër dëmet që iu janë shkaktuar së fundmi fermerëve nga breshëri.

Fermerët të cilët u vizituan janë fermerë që merren me kultivimin e pemëve në sipërfaqe të mëdha.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se fermerëve u kanë sqaruar se komisioni i krijuar nga komuna do të bëjë vlerësimin e dëmeve dhe do t’i dërgojnë në Ministrinë e Bujqësisë.

“Ditë më parë bashkë me drejtorin e bujqësisë Naim Arifin, vizituam fshatin Zajqec i cili ka qenë më i prekur nga dëmet e shkaktuara nga breshëri. Këtyre fermerëve që merren me kultivimin e pemëve me sipërfaqe të mëdha, i siguruam që komisioni i krijuar nga komuna do të bëj vlerësimin e dëmeve të cilat mund t’i dërgojnë më pas në Ministrinë e Bujqësisë”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa edhe Drejtori i DPBZHR-së, Naim Arifi tha se kjo vizitë u bë me qëllim të njoftimit nga afër për dëmet e shkaktuara nga breshëri, dhe për t’i dal në ndihmë këtyre fermerëve.

“Kjo vizitë u bë për qëllim të njoftimin nga afër me dëmet e shkaktuara breshëri në Zajqec, dhe për të shprehur përkushtimin tonë si drejtori dhe si komunë për t’i dalë në ndihmë fermerëve tanë, për të ofruar sa më shumë prodhime vendore”, tha Arifi.

Ndryshe drejtoria e DPBZHR-së ka formuar edhe një komision i cili është duke realizuar vizita në teren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga breshëri, dhe pastaj këto vlerësime palët mund t’i dërgojnë në ministrinë përkatëse.

Të fundit

Ideja brilante e fermerit për ta bërë më të mirë vitin 2020

2020 ka qenë një vit mjaft i tmerrshëm pa marrë parasysh se ku jetoni. Trazirat politike, padrejtësitë shoqërore dhe natyrisht pandemia në të gjithë botën, po kontribuojnë në një ndjenj

Mbi 260 hektar me grurë janë korrur në Deçan

Mbi 260 hektarë më grurë janë korrë këtë vit në Komunë e Deçanit , në ketë fushë llogaritët të jetë vit i bereqetshëm kështu tha drejtori i Bujqësisë z.Rifat Stojkaj. Stojkaj tha s

Shënohet dita e shalqirit dhe patates

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizatën IKC edhe sivjet ka bërë promovimin e kulturës bujqësore të shalqirit duke shën

Ndryshimi i klimës mundëson në Evropë kultivimin e bimëve ekzotike

Ndryshimet klimatike po u sjellin fermerëve evropianë humbje për shkak të thatësirës. Por temperaturat e larta mundësojnë edhe kultivimin e frutave ekzotike. Vera më të nxehta, stuhi të më

Zgjatet deri më 28 gusht afati i aplikimit për grante

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur deri më 28 gusht 2020 afatin për aplikim për grante në kuadër të masave mbështetëse të Programit të Zhvillimit Rural të

Info Tjera