Toka jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/sunflower.jpg

Ideja brilante e fermerit për ta bërë më të mirë vitin 2020



2020 ka qenë një vit mjaft i tmerrshëm pa marrë parasysh se ku jetoni. Trazirat politike, padrejtësitë shoqërore dhe natyrisht pandemia në të gjithë botën, po kontribuojnë në një ndjenjë të përgjithshme shqetësimi.

Por, mund të jetë një vend në planet që do t’ju bëjë të dëshironi të qëndroni aty deri sa të mbarojë viti, kjo ndodh të jetë në një fushë të një fermeri në Wisconsin, SHBA. Ferma e Scott Thompson është e vendosur në cepin juglindor të shtetit dhe ka luleshtrydhe, mjedra dhe kunguj, në vartësi të sezonit.

Këtë verë, ai vendosi t’i çonte gjërat në një drejtim tjetër dhe mbolli mbi dy milionë luledielli, në 22 hektarë.

“Ne thjesht e bëmë atë … dhe ne vetëm vazhduam të ndërtonim”, tha Thompson për CNN në një intervistë, transmeton Telegrafi. “Ndërsa sezoni vazhdonte, pandemia nuk ikte dhe ne menduam se njerëzit mund të kërkonin diçka për të bërë, kjo ishte mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur distancën shoqërore”.

Fusha e luleve është absolutisht masive, afërsisht një e treta e tyre duhet të lulëzojnë në vazhdim, kështu që ka ende shumë bukuri për të pritur në javët e ardhshme. Siç mund ta imagjinoni, është një vend mjaft i bukur për të qenë në një ditë me diell dhe njerëzit po e vizitojnë me shumë kënaqësi.

Me 22 hektar lule, ka mjaft hapësirë ​​për njerëzit që të shkojnë dhe të shijojnë bimët që lulëzojnë, ndërsa ende mbajnë një distancë të sigurt nga vizitorët e tjerë, duke e bërë atë strehën e përsosur pandemike.

Por, ndërsa pandemia ndihmoi në frymëzimin e Thompson për të mbjellë fushat masive të luleve në radhë të parë, ai thotë se përgjigja nga publiku ka qenë aq e madhe saqë ai synon të vazhdojë trendin në vitet që vijnë, pavarësisht nga pandemi.

Të fundit

Mbi 260 hektar me grurë janë korrur në Deçan

Mbi 260 hektarë më grurë janë korrë këtë vit në Komunë e Deçanit , në ketë fushë llogaritët të jetë vit i bereqetshëm kështu tha drejtori i Bujqësisë z.Rifat Stojkaj. Stojkaj tha s

Shënohet dita e shalqirit dhe patates

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizatën IKC edhe sivjet ka bërë promovimin e kulturës bujqësore të shalqirit duke shën

Ndryshimi i klimës mundëson në Evropë kultivimin e bimëve ekzotike

Ndryshimet klimatike po u sjellin fermerëve evropianë humbje për shkak të thatësirës. Por temperaturat e larta mundësojnë edhe kultivimin e frutave ekzotike. Vera më të nxehta, stuhi të më

Zgjatet deri më 28 gusht afati i aplikimit për grante

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur deri më 28 gusht 2020 afatin për aplikim për grante në kuadër të masave mbështetëse të Programit të Zhvillimit Rural të

Gjithçka fillon nga toka, vreshta dhe mjeshtri i verës

Kjo video e shkurtë që tregon më shumë për plantacionet tona dhe pasionin e kujdesin që ne ja kushtojmë kultivimit të rrushit në tokat tona. Çdo kokërr kultivohet me kujdesin më të madh d

Info Tjera