Toka jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/toka2-696x521-1.jpg

Tokat e bukës sot në Shqipëri, jo më djerrina



Kryeministri Edi Rama theksoi sot se falë edhe politikës së re në bujqësi të qeverisë po prodhohet e eksportohet papushim gjatë gjithë vitit.

Kreu i qeverisë publikoi disa fotografi nga tokat bujqësore të Shqipërisë, ndërsa tha se “nuk janë as pamje 3D, as pamje nga ajri mbi ndonjë vend të BE-së, po janë vetëm një pjesëz e tokave të bukës mbi Shqipëri sot”.

“Falë edhe politikës sonë të re në bujqësi, rritjes së vazhdueshme të mbështetjes financiare për fermerët, fondeve të posaçme për ndërtimin e serrave, sot vendi ynë nuk i ngjan më tokës plot gjurmë braktisjeje e djerrina, kur e shihje nga lart 7 vjet më parë, por i ngjan gjithnjë e më shumë një vendi ku në fshat jetohet me punë, mund e sakrifica dhe prodhohet e eksportohet papushim gjatë gjithë vitit”, – nënvizoi Rama.

Buxheti i shtuar i qeverisë në masën 400 000 000 lekë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2020, i është bashkëngjitur fondit të mëparshëm prej 743 900 000 lekësh, duke shtuar ndjeshëm financimin e duke bërë përfitues një pjesë të madhe të aplikantëve që kualifikohen dhe që s’kanë mangësi në kriteret e përcaktuara më parë.

Të fundit

Ideja brilante e fermerit për ta bërë më të mirë vitin 2020

2020 ka qenë një vit mjaft i tmerrshëm pa marrë parasysh se ku jetoni. Trazirat politike, padrejtësitë shoqërore dhe natyrisht pandemia në të gjithë botën, po kontribuojnë në një ndjenj

Mbi 260 hektar me grurë janë korrur në Deçan

Mbi 260 hektarë më grurë janë korrë këtë vit në Komunë e Deçanit , në ketë fushë llogaritët të jetë vit i bereqetshëm kështu tha drejtori i Bujqësisë z.Rifat Stojkaj. Stojkaj tha s

Shënohet dita e shalqirit dhe patates

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizatën IKC edhe sivjet ka bërë promovimin e kulturës bujqësore të shalqirit duke shën

Ndryshimi i klimës mundëson në Evropë kultivimin e bimëve ekzotike

Ndryshimet klimatike po u sjellin fermerëve evropianë humbje për shkak të thatësirës. Por temperaturat e larta mundësojnë edhe kultivimin e frutave ekzotike. Vera më të nxehta, stuhi të më

Zgjatet deri më 28 gusht afati i aplikimit për grante

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur deri më 28 gusht 2020 afatin për aplikim për grante në kuadër të masave mbështetëse të Programit të Zhvillimit Rural të

Info Tjera