Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/tom-lantos.jpg

Universiteti i Gjakovës vendos për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa”



Senati i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” (UGJFA), mori vendim që t`ia jep titullin “Doctor Honoris Causa”, post mortem (pas vdekjes) për ish Kongresistin amerikan, Thomas Peter ‘Tom’ Lantos.

Në mbledhjen e mbajtur sot u vendos që ky çmim të jepet më motivacionin: “Për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm për konsolidimin e paqes dhe promovimin e vlerave njerëzore, për mbështetjen e përhershme në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës”.

“Është nder dhe privilegj që UGJFA-ja të dekorojë më titullin më të lartë ish Kongresistin amerikan Tom Lantos, që bëri shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha në arsytimin e vendimit para Senatit,  rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Artan Nimani.

Kësisoji, Universiteti i Gjakovës, iu përgjigj pozitivisht nismës së Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, përkrahur edhe prej institucioneve qendrore të Kosovës, Kosovo Jewish Organization, komunitetit hebrej në Kosovë, organizatave studentore të UGJFA-së dhe shoqërisë civile.

Ceremonia e dhënies së titullit do të organizohet në momentin e përshtatshëm dhe në koordinim me institucionet relevante.

Tom Lantos ishte pjesë e Kongresit amerikan nga viti 1980  deri më 2008 dhe nga viti 2007 ishte kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve si i mbijetuar i  Holokaustit. Ishte ndër kongresistët e parë amerikan që e vizitoi Kosovën në një periudhë të vështirë në qershor të vitit 1990. Z. Lantos ndikoi shumë në ngritjen e çështjes së Kosovës tek institucionet më të larta vendimmarrëse në SHBA.

Të fundit

Komuna e Deçanit nuk lëviz nga 4 pikat rreth hidrocentralit

Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj ,bashkë më Drejtorin e Urbanizmit z.Ramë Melaj, kanë pritur sot në takim Komisionin Hetimor Parlamentar, mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dh

Komuna e Mitrovicës do të ndajë nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur në vitin 2020

Me kërkesë të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, sot është mbajtur mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës, seanca e 37-të. Në

Ekzekutohen pagesat për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka njoftuar sot bujqit kosovarë se janë realizuar pagesat për kompensim të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore ndaj kulturav

Kryetari Haliti dhe Ministrja Dumoshi biseduan për projektet e përbashkëta

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i DKRS-së në Viti, Milot Lala janë pritur sot në takim nga Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi dhe zëvendësi i saj,

Mbi 100.000kg kunguj eksportohen nga Deçani në Zvicër

Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Rifat Stojkaj, me bashkëpunëtorë sot gjatë vizitës ne teren ka qëndruar tek fermerët z.Besim Zekaj dhe z.Ismet Dervishaj, të cilët ja

Vihet gurthemeli i çerdhes publike në Shipol të Mitrovicës

Në Shipol të Mitrovicës sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e një çerdheje publike në vlerë prej 300 mijë eurosh, bashkëfinancim ky mes Komunës së Mitrovicës dhe MAPL-së. Me ras

Info Tjera