Vendi im http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/FB_IMG_1599733806883.jpg

Vazhdon procesi i legalizimit në Drenas



Në mënyrë të suksesshme po vazhdon procesi i Legalizimit në Komunën e Drenasit

Qytetarët nga Komuna e Drenasit, vazhdojnë t’i legalizojnë shtëpitë e tyre dhe të pajisen me certifikatë të legalizimit dhe dokumente tjera përkatëse të pronësisë.

Disa nga përfituesit e procesit të legalizimit, e kanë vlerësuar këtë proces si tejet të rëndësishëm sepse tani janë pronarë ligjor të shtëpive të tyre dhe kanë inkurajuar edhe qytetarë tjerë që t’i legalizojnë shtëpitë dhe të përfitojnë nga ky proces.

Ata të cilët kanë përfituar nga procesi i legalizimit janë pajisur edhe certifikatën e legalizimit.

Të nderuar qytetarë, nëse filloni procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, ndërtimi juaj, pas legalizimit regjistrohet në Kadastër, procedurat do të jenë më të thjeshta dhe taksat me të lira, ndërtimi juaj mund të përdoret si hipotekë si dhe ndërtimi pas legalizimit, nuk rrezikon të rrënohet.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka zgjatur afatin për legalizimin e ndërtimeve pa leje deri më 4 shtator 2021.

Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, që të shfrytëzojnë këtë rast dhe të aplikojnë për të legalizuar pronat e tyre.

Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë!

Të fundit

Kryetari Haliti dhe Ministrja Dumoshi biseduan për projektet e përbashkëta

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i DKRS-së në Viti, Milot Lala janë pritur sot në takim nga Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi dhe zëvendësi i saj,

Mbi 100.000kg kunguj eksportohen nga Deçani në Zvicër

Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Rifat Stojkaj, me bashkëpunëtorë sot gjatë vizitës ne teren ka qëndruar tek fermerët z.Besim Zekaj dhe z.Ismet Dervishaj, të cilët ja

Vihet gurthemeli i çerdhes publike në Shipol të Mitrovicës

Në Shipol të Mitrovicës sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e një çerdheje publike në vlerë prej 300 mijë eurosh, bashkëfinancim ky mes Komunës së Mitrovicës dhe MAPL-së. Me ras

Përurohet rruga e asfaltuar dhe zhvillohet aksioni i pastrimit të parkut

Në Tëprezë të Vitisë, konkretisht tek parku “Te Pishat”, sot është organizuar një aksion i madh i pastrimit, me nismën e Institucioneve komunale të Vitisë, me qëllim të ruajtjes së a

Sa e keni shikimin të mirë? Provo ta bëjni këtë test pa gabim

Ky test argëtues mund të zbulojë a shihni mirë. A është shikimi juaj super i fuqishëm? Këtë mund ta zbuloni nëpërmjet këtij testi, të cilin e kemi ndarë vetëm për ju. Testi përbëhet

Info Tjera