Diaspora jonë https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/11/2-64.jpg

Studentja nga Dibra inovatore në luftën kundër kancerit



Donika Klenja është studentja më e mirë nga Dibra që po shkëlqen në Universitetin e Bristolit, në Angli.

Studentja shqiptare ka krenuar Shqipërinë me zbulimet që ka bërë në luftën kundër kancerit.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora, Donika thotë se po specializohet në fushën molekulare dhe qelizore në mjekësi dhe se aspiron të sjellë zbulime të reja në fushën e kancerit.

“Kam filluar studimet në mjekësinë qelizore dhe molekulare, që do të thotë se fokusohem në bazën qelizore dhe molekulare të sëmundjeve, siç është kanceri. Gjatë këtyre 3 viteve studime pata mundësi të eksploroj preferencat e mia në këtë fushë. Ishte pikërisht fusha e kancerit që e gjeta veten më shumë. Ajo çfarë aspiroj është të vazhdoj në fushën e kancerit dhe të sjell zbulime të reja. Të jem një femër e pavarur në shkencë”, u shpreh Donika.

Ndër të tjera Donika thotë se ka gjetur balancën midis jetës personale dhe studimeve, pasi sipas saj komunikimi dhe socializimi janë elementë të rëndësishëm për çdo profesion.

“Sa do një person të jetë i përkushtuar në studimet, duhet ta balancoj jetën e studimeve me jetën shoqërore dhe personale. Çdo profesion kërkon nga individi të jetë social dhe i aftë në komunikim”, tha Donika.

Si lindi pasioni për studimet?

Donika Klenja: Janë vite të tëra edukimi, ku pasioni im për të studiuar jashtë u forcua më shumë.

Nisi nga ëndrra e një vogëlusheje që vinte nga një qytetet shumë i vogël nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut.

Fillimet e mia të studimeve ishin në Dibër ku mbarova shkollën 8-vjeçare, më pas aty fitova bursë për të studiuar në shkollën e mesme në Strugë. Familjarët e mi, sigurisht që janë krenarë dhe më motivojnë të vazhdojë për më tepër.

Të fundit

Karabinieri italian ndihmon 4-vjeçaren nga Kosova për t’u kuruar nga diabeti

Ai ishte me mision në Kosovë, kur gjatë misionit të patrullimit takoi një vajzë 4-vjeçare, e cila vuante nga diabeti i tipit 1.  Nuk u mendua dy herë dhe bleu menjëherë për të insulinën

Emigrantët shqiptarë në Greqi organizojnë protestë paqësore për hapjen e kufijve

Komuniteti shqiptar në Greqi ka lajmëruar se do të organizojë sot një protestë paqësore në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve. Protesta është paralajmëruar të mblidhet në orën

Italia nis procedurat per pranimin e studenteve të huaj në vitin e ri shkollor 2021-2022

Ministria Italiane për Universitetine Kërkimin shkencor ka informuar e ka bërë publik nisjen e procedurave për pranimin e studentëve të huaj që duan të studiojnë apo të specializohen në Un

Çfarë thirrje ka ministrja e jashtme për diasporën

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një prezantim që pati të martën për publikun gjermanishtfolës, bëri të qartë se prioriteti i kryesor i qeverisë Kurti, është luftimi i

Diaspora ia mësyn Kosovës për Fitër Bajram

Menjëherë pas lajmit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër se ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë ndryshuar planet e mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër.

Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik. Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shte

Info Tjera