Ekonomi https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/kafe-1.jpg

Prestreshi i AKK-së paralajmëron hetime për gastronomët që ngritën çmimin e kafesë



Pas raportimit se gastronomia ka rritu çmimin e kafesë, ka reaguar kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi.

Në një shkrim në Facebook ai ka thënë se forma e ngritjes së çmimit të kafesë është e ndaluar.

“Gjithë ato ankesa, gjithë ato protesta, gjithë ai presion që u ushtrua nga sektori i gastronomisë, kundrejt masave të vendosura nga Qeveria për ta parandaluar infekcionin Covid 19, e që kishin të drejtë në disa raste, tani po të njejtit gastronomë në disa qytete të Kosovës kanë vendosur që bashkarisht me marrëveshje t’i ngrisinë çmimet e kafeve dhe produkteve tjera”.

Gjermania sonte hap restorantet, këto janë rregullat për punëtorët dhe  mysafirët

Prestreshi ka paralajmëruar se do të inicojë procedura hetimore, pasi sipas tij, kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar.

“Kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar, andaj para se të inicoj procedura hetimore Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, si titullar i këtij institucioni fillimisht i bëjë thirrje Shoqatës së Gastronomëve, që ata të distancohen nga këto sjellje të gastronomëve dhe të bëjnë thirrje për ndalim të këtyrë veprimeve. Në të kundërtën, derën e parë që do ta trokasim është dera e shoqatës së gastronomëve”, ka shkruar Prestreshi.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës është distancuar nga bizneset që kanë rritur çmimin e kafesë në disa komuna.

Sipas kësaj shoqate, rritja apo mosrritja e çmimit është vendim subjektiv i një biznesi e jo kolektiv.

Të fundit

Harrojini CV-të, ky është kualifikimi që duhet të keni për të marrë një vend pune

Kur punësoni dikë për një punë të caktuar është e natyrshme të merrni një vendim bazuar në CV-në e kandidatit. Por eksperienca nuk është gjithmonë një parashikues i mirë i aftësive p

Linja e re ajrore qё lidhё Kroacinё me Kosovёn

Aeroporti Ndёrkombёtar i Prishtinёs vazhdon tё mbetet njё ndёr aeroportet mё atraktive pёr kompanitё ajrore ekzistuese dhe pёr kompanitё e reja. Njё ndёr linjat mё tё reja qё ёshtё s

Një bashkim i tregjeve të kapitalit është çelësi për Evropën

Jean Monnet, një arkitekt i Bashkimit Evropian, tha dikur se uniteti evropian “do të farkëtohet në kriza dhe do të jetë shuma e zgjidhjeve të miratuara për ato kriza”. Një dekadë e gjysm

Në pritje të kompensimit për rrymën e paguar për veriun

Hana Muharremi nga Prishtina thotë se institucionet energjetike të Kosovës duhet të kthejnë paratë që kanë shkuar për faturat e energjisë për qytetarët e katër komunave të banuara me shu

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Info Tjera