Beauty https://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/auto_floke1547067269.jpg

Largoni yndyrën dhe zbokthin me këtë maskë super të thjeshtë



Nëse prej kohësh po pyesni veten si të pastroni skalpin e kokës nga yndyra, zbokthi apo kimikatet zgjidhja është më e thjeshtë nga sa mendoni.

Heqja e papastërtive apo toksinave nga skalpi i kokës mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk merr kujdesin e duhur.

Shumë njerëz preferojnë të heqin toksinat nga koka e tyre pas trajtimeve të gjata me bojra apo shampo kimike.

Kur është koha e duhur që të aplikoni këto maska pastruese

Në këtë rast nuk ka ndonjë periudhë të paracaktuar, mjafton të shihni me kujdes nevojat e flokut tuaj.

Nëse keni shumë zbokth, yndyrë të shtuar, skalp të irrituar apo flokë shumë të thatë merrni masa sa më shpejt.

Këto janë sinjale të heshtura që flokët po ju dërgojnë nëse së fundmi jeni treguar të ashpër me to.

Maska me uthull molle

Përbërësit
5 lugë gjelle uthull molle
200 ml ujë

Përgatitja
Lani flokët me shampo si zakonisht dhe më pas vazhdoni me maskën.

Përzieni 5 lugë gjelle uthull molle me sasinë e ujit dhe lyeni të gjithë sipërfaqen e kokës teksa flokët janë të lagura.

Masazhojeni kokën dhe flokët mirë dhe vazhdoni me tharjen e tyre.

Mos i shpëlani më flokët në mënyrë që uthulla e zbutur me ujin të veprojë për disa ditë.

Uthulla e mollës do të pastrojë flokët tuaj pa dëmtuar yndyrën natyrale dhe të shëndetëshme të flokut.

Kjo është një nga mënyrat më të thjeshta të detoksifikimit që mund ta aplikoni vetëm 1 apo 2 herë në javë.

Të fundit

Këshilla për grim për femrave që kanë sy më të vegjël

Nëse keni sy të vegjël, grimi dhe theksimi i tepërt mund të kenë efektin e kundërt dhe sytë atëherë duken edhe më të vegjël Për të shmangur këtë, zbatoni këshillat e mëposhtme. Mos

Nëse vuani nga shenjat e plakjes, provoni këtë maskë

Shumë gra vuajnë nga shfaqja e shenjave të plakjes në pjesë të veçanta të fytyrës, gjë që i bën ato më të moshuara dhe më pak të bukura. Në vitet e fundit, përqindja e grave që vuaj

4 sekrete të freskisë që ju mbajnë të bukura

Numërimi i bekimeve tuaja është vërtetuar shkencërisht për lirimin e dopaminës – një hormon që ju bën të ndiheni të ngritur dhe pozitiv. Rachel Holm, themeluesja e Hanako, mësuesi i aro

Mbani lëkurën e pastër me lëvoret e mollës

Të gjithë dëshirojnë një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim. Fatkeqësisht, për shkak të ndotjes, konsumit të ushqimit jo të shëndetshëm dhe përdorimit të tepruar të produkteve t

Trendi më i njohur i manikyrit këtë pranverë

Tani për tani është koha ideale për të ngritur stilin tonë me ngjyra piktoreske dhe motive joshëse në një nivel krejt të ri. Pranvera është perfekte për të provuar trendët e rinj, veça

6 arsye përse lëkura juaj ka nevojë për vitaminë C

Vitamina C mban fronin e ushqyesve më të nevojshëm për organizmin, imunitetin por edhe shëndetin e paraqitjen e lëkurës. Kjo vitaminë, shërben si anktioksidant dhe i jep lëkurës bardhësin

Info Tjera