Kuriozitete https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/12/272894D300000578-3019575-image-a-5_1427801224646.jpg

Njihuni me fshatin ku të gjithë jetojnë në të njëjtin vend



Të jetosh në fshat, larg zhurmës së qytetit, ka avantazhet dhe disavantazhet e veta.

Kur jeton në fshat, i njeh të gjithë familjet dhe banorët, pasi shtëpitë janë shumë pranë njëra-tjetrës.

Por, ekziston në botë një fshat ku të gjithë banorët e tij jo vetëm që jetojnë pranë me njëri-tjetrin, por madje jetojnë në të njëjtën ndërtesë.

Ky fshat ka vetëm një sipërfaqe prej 50 kilometrash katrorë dhe një popullsi prej vetëm 200 banorësh.

Bëhet fjalë për Whittier në Alaskë, një vend i rrethuar nga shkëmbinj dhe ujëra të akullta, për shkak të temperaturave të ulëta me të cilat përballet pothuajse çdo ditë të vitit.

Në këtë mjedis spikat një ndërtesë e madhe, e njohur si Kulla Begich, në të cilën është mbledhur e gjithë jeta e zonës, pasi një pjesë e madhe e njerëzve jetojnë në të.

Ndërtesa është një pallat me 3 shkallë dhe 14 kate. Në të jetojnë 220 banorë.

Origjina e këtij fshati në Alaskë nis në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Para vitit 1943, në zonën ku sot është përqendruar aktiviteti kryesor i fshatit, nuk ishte ndërtuar asgjë.

Ushtria amerikane më pas ndërtoi atje bazën ushtarake Camp Sullivan, me synimin për të shërbyer si një pikë hyrjeje për ushtarët që do të dërgoheshin në Alaskë.

Dhjetë vjet më vonë, në vitin 1953, u ndërtuan Kulla Begich, edhe pse në atë kohë pa emër.

Dobia e saj atëherë ishte të strehonte familjet e ushtarakëve.

Pavarësisht se kampi ushtarak u mbyll në vitet ’60, duke ia kaluar objektet administratës civile, fshati mbeti i pranishëm, me disa familje që i dhanë jetë, pavarësisht se aty ka temperatura 20 gradë nën zero.

Në këtë ndërtesë mbresëlënëse ka gjithçka që mund t’u nevojitet banorëve: një stacion policie dhe postë (kati i parë), bashki (kati i dytë), qendër shëndetësore, park, dyqane, supermarkete, një restorant dhe madje edhe një kishë.

Përveç këtyre, në katet e fundit të ndërtesës është hoteli i vetëm në qytet.

Të fundit

Vizionar, gjenial, mizor, histerik

Sipas një legjende të lashtë, në Gordio, në mbretërinë e fuqishme midis Lidisë dhe Babilonisë të shekullit të tetë pes, ekzistonte një nyjë që do të zgjidhej vetëm nga mbreti i ri i A

Zbuloni se çfarë tregon për ju, mënyra si e përdorni telefonin!

Gratë kalojnë mesatarisht 600 minuta në një celular çdo ditë, krahasuar me 459 minuta për burrat, sipas një studimi. Kjo kohë zakonisht kalon në detyra të lidhura me punën (si dërgimi i n

Nëse mund të rrini pa telefon 24 orë, fitoni 2 mijë euro!

Qendroni dot 24 orë pa përdorur asnjë lloj pajisje elektronike? Nëse po, kjo sfidë është për ju. Uebfaqja për krahasimin e produkteve Review.org ka nisur një sfidë të quajtur ‘Digital De

Mbi 50 milionë njerëz qeshin me videot e tij në TikTok

Platforma e mediave sociale TikTok është bërë një burim popullor argëtimi për përmbajtjen e saj në formë të shkurtër. Dhe nëse jeni duke “qarkulluar” nëpër TikTok, do të hasni në

Kapela e Indiana Jones arrin vlerën e mijëra funtave

Koleksionistët mund të paguajnë deri në 176,000 £ për kapelën e Harrison Ford në Indiana Jones në një ankand në Los Anxhelos. Artikull ikonik do të ishte një nga mbi 1,200 rekuizita telev

Ndërtesa që kanë mahnitur botën (Foto)

Art nuk mund të cilësohet vetëm piktura, e ilustruar në një telajo, por edhe projekte e ndërtesa mahnitëse. Këto kanë zgjedhur mediat e huaja, të cilat kanë publikuar ndërtesa që duken si

Info Tjera