Jetë https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/auto_s211619267752.jpg

Qyteti italian ku ruhen receta gatimi 500-vjeçare



Gjurmët e Rilindjes Evropiane janë ende kudo në Itali, duke filluar nga arkitektura, sheshet tipike të qyteteve dhe sigurisht i gjithë arti mbresëlënës në kisha dhe galeri.

Gjithashtu, Italia ka trashëguar prej kësaj periudhe edhe shije te veçanta të recetave të gatimit. I tillë është qyteti Ferrara, në rajonin verior të Emilia Romagna-s. I njohur që në atë kohë për gatimet dhe kuzhinierët më të famshëm si Messisbugo, që shquhej për banketet e shtruara në nder të krerëve të shteteve. Si një profesionist i tillë, ai shkroi dhe një nga librat më të hershëm të gatimit në botë “Bankete, receta dhe shtrimi i tryezave”, botuar në vitin 1549, ku renditen 300 receta gatimi.

Libri i gatimit të shekullit të 16-të ka receta që vazhdojnë të gatuhen në Ferrara ende sot, të tilla si “pasticio”, një lloj byreku me makarona, djathë, ragu mishi, salcë beshamel; një lloj suxhuku me një pure shekullore patateje, si dhe makarona të mbushura me kunguj. E njohur është edhe buka e preferuar e zyrtarëve të kohës, me brumin në formën e një dredhaniku. Çdo pjatë, megjithatë, ka pësuar përpunime dhe ndryshime.

Sergio Perdonati është një nga furrtarët që ka të trashëguar sekretin e recetës së bukës së famshme dhe çdo ditë prodhon mbi 1000 copë të tilla. Mbështetur në këtë traditë ai ka ripërpunuar edhe të tjera gatime, kryesisht ëmbëlsira. Gjithashtu, ai ende prodhon një tortë që daton që nga Rilindja, e bërë me copa bajame, lëvore portokalli dhe e mbuluar me çokollatë të zezë.

Vendasit kanë arritur të tërheqin një numër të madh turistësh duke kryqëzuar traditat e kohës me ato të Rilindjes, por edhe më tej. Manastire apo kështjella të shekujve 15-të që shërbejnë për restorantet ku serviren këto receta 500-vjeçare.

Të fundit

Njihuni me fshatin ku të gjithë jetojnë në të njëjtin vend

Të jetosh në fshat, larg zhurmës së qytetit, ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Kur jeton në fshat, i njeh të gjithë familjet dhe banorët, pasi shtëpitë janë shumë pranë njëra-tjetr

Triko me zinxhir, trendi më i ri i veshjeve të dimrit

Një nga veshjet më të rehatshme të dimrit janë trikot por tendencë e këtij viti janë ato me zinxhir. Janë mënyra më e bukur, komode dhe me stil në jetën e përditshme prandaj jo rastësis

Pija që lufton pagjumësinë

Kjo bimë mjekësore është e pasur me vitamina A, B, D, E dhe K, hekur, kalcium, kalium, zink, magnez. Gjithashtu ndihmon në problemet me traktin urinar, sëmundjet e mushkërive dhe lodhjen kronik

Ushtroheni por nuk shihni rezultate? 5 gabimet që po bëni

Këto janë gabimet më të zakonshme të të ngrënit që mund të bëjnë ata që ushtrohen. Marrja e tepërt ose e pamjaftueshme e proteinave Në rastin e parë, proteina shtesë ka shumë mundësi

Destinacionet për tu vizituar këtë vjeshtë

Në asgjë do të vijmë të biem, dhe shumica dërrmuese e njerëzve do të kenë shijuar tashmë pushimet e tyre. Nëse jeni një nga ata që kurseni një pjesë të pushimeve të tyre, ose të gjit

Qofte me perime dhe xaxiki

Për qoftet 2 kunguj mesatare 1 karrote 2 presh mesatarë 1 copë djath 2 vezë Majdanoz 4- 5 lugë galetë Kripë Per xaxiki 1/2 kastravec 1 lugë gjelle uthull e bardhë 200 gr kos grek ose salcë k

Info Tjera