Shëndeti https://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/kafe.png

A ka ndikim kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti



Informacionet që gjenden në rrjet mbi rolin e kafesë tek sheqeri në gjak apo diabeti, mund të shkaktojnë shpesh konfuzion.

Kjo për faktin se ka pretendime sipas të cilave pavarësisht se kafeja mund të ofrojë disa përfitime për diabetikët, ajo mund të ketë një ndikim jo të mirë tek sheqeri në gjak.

Ajo që ekspertët, shpjegojnë është se kafeja përmbajnë shumë substanca të ndryshme.

Disa prej tyre kanë efekt mirëbërës në shëndetin e një diabetiku ndërsa të tjera mund të kenë një ndikim negativ. Kafeina për shembull ka një ndikim afatshkurtër tek insulina.

Si ndikon kafeja tek niveli i sheqerit në gjak
Të dhënat e studiuesve tregojnë se konsumi i lartë i kafeinës përgjatë një periudhe një mujore ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës tek diabetikët.

Sa më i lartë konsumi i kafesë aq më e ulët është ndjeshmëria ndaj insulinës.

Kafeja pa kafeinë, zgjedhja më e mirë?
Duke qenë se kafeina ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës, ekspertët janë të mendimit se kafeja pa kafeinë është alternativa më e mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Në mungesë të kafeinës, kjo kafe ofron shumë vlera pozitive për shëndetin e një diabetiku.

Përpos të tjerave, njerëzit që vuajnë nga diabeti apo janë të rrezikuar prej tij duhet të minimizojnë ekspozimin ndaj sheqerit, sepse rrit dramatikisht nivelin e glukozës në gjak. Për pasojë, edhe kafeja duhet pirë me sa më pak sheqer.

Kafeja dhe parandalimi i diabetit
Një studim i vitit 2009 ku morën pjesë plot 40,000 njerëz, zbuloi se konsumi i tre filxhanëve çaj apo kafe (pa kafeinë) në ditë ul me 40 për qind rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Një studim tjetër i vitit 2014, tregoi konsumi i kafesë ul me 11 për qind rrezikun e diabetit të tipit 2 në harkun kohor të 4 viteve.

Kafeja përmban polifenolë që luajnë rolin e antioksidantëve të cilët parandalojnë sëmundjet inflamatore.

Për më tepër, kafeja përmban magnez dhe krom.

Këto minerale ulin ndjeshëm rrezikun e diabetit të tipit 2.

Të fundit

Pija që lufton pagjumësinë

Kjo bimë mjekësore është e pasur me vitamina A, B, D, E dhe K, hekur, kalcium, kalium, zink, magnez. Gjithashtu ndihmon në problemet me traktin urinar, sëmundjet e mushkërive dhe lodhjen kronik

Ushtroheni por nuk shihni rezultate? 5 gabimet që po bëni

Këto janë gabimet më të zakonshme të të ngrënit që mund të bëjnë ata që ushtrohen. Marrja e tepërt ose e pamjaftueshme e proteinave Në rastin e parë, proteina shtesë ka shumë mundësi

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Info Tjera