Shëndeti https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/Chamomile-tea-with-milk-honey-and-cinnamon-refined-herbal-tea-from-chamomile.jpg

Kamomil, qumësht dhe kanellë për një trup të mirë



Kamomili është një nga çajrat më të përhapur në botë.

Ky çaj ka aftësinë të ndihmojë trupin dhe organizmin të qetësohet.

Kamomili shqiptar është një nga bimët mjekësore më të fuqishme, si pasojë e klimës dhe cilësisë së tokave ku rritet në gjendje të egër.

Sipas studimeve mjekësore, më shumë se një milionë filxhanë me çaj kamomili konsumohen çdo ditë në të gjithë botën.

Jo më kot kamomili është një nga çajrat më popullorë edhe në Shqipëri.

I kombinuar me qumësht dhe me pak mjaltë, çaji i kamomilit ngroh gjithë organizmin ndërsa fal qetësi mendore dhe shpirtërore.

Pse duhet të shtoni qumësht në çajin tuaj?

Qumështi i shtuar në çaj lidhet mjaft mirë me disa nga përbërësit e kamomilit duke shtuar vlerat për shëndetin.

Sa qumësht duhet të shtoni?
Në fakt nuk ka udhëzime të caktuara ose sugjerime se sa qumësht duhet t’i shtoni ndonjë çaji të veçantë.

Kjo varet, më shumë se çdo gjë, nga shija juaj personale.

Megjithatë, shumica e çajrave nuk kërkojnë shumë qumësht.

Në përgjithësi, filloni duke shtuar një lugë gjelle qumësht në gotën e çajit, pasi e keni zierë e kulluar.

Përziejeni dhe shijoni çajin tuaj.

Nëse është e nevojshme, shtoni nga një lugë gjelle qumësht deri sa t’ju pëlqejë.

Përbërësit
1 gotë ujë
2 lugë kamomil
Qumësht
Mjaltë nëse dëshironi
Një shkop kanelle

Udhëzime
Ujin ku keni hedhur kamomilin e thatë vereni të ziejë.

Hidhni brenda një shkop kanelle. Më pas kullojeni.

Shtoni pak e nga pak qumështin sipas shijes suaj.

Shtoni mjaltë nëse dëshironi.

Vlerat për shëndetin
Thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit.

Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin.

Konsumimi i çajit të kamomilit rrit komplekset antibakterialë në trup dhe rrit imunitetin.

Të fundit

Pija që lufton pagjumësinë

Kjo bimë mjekësore është e pasur me vitamina A, B, D, E dhe K, hekur, kalcium, kalium, zink, magnez. Gjithashtu ndihmon në problemet me traktin urinar, sëmundjet e mushkërive dhe lodhjen kronik

Ushtroheni por nuk shihni rezultate? 5 gabimet që po bëni

Këto janë gabimet më të zakonshme të të ngrënit që mund të bëjnë ata që ushtrohen. Marrja e tepërt ose e pamjaftueshme e proteinave Në rastin e parë, proteina shtesë ka shumë mundësi

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Info Tjera