Shëndeti https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/dom.png

Pse duhet të pini lëng domatesh çdo mëngjes – Dobitë që i sjellë organizmit



Përfitimet që vijnë nga konsumi i lëngut të domates i atribuohen vitaminave dhe minerale që ofron vetë domatja, shkruan “AgroWeb”.

Nga të gjithë ushqyesit që ofron ajo, mund të veçojmë likopenin, një antioksidant i fuqishëm që parandalon një sërë sëmundjesh, transmeton lajmi.net.

Pse duhet nisur dita me lënd domateje?

Antioksidantët

Domatet ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat dhe lëngjet e akumuluara në trup të cilat ju bëjnë të ndiheni të lodhur e të rënduar.

Ato aktivizojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të eliminoni yndyrnat.

Nëse e pini lëngun e domatesh rregullisht në mëngjes bashkë me një vakt të shëndetshëm do të jeni më të shëndetshëm.

Kundër Konstipacionit

Një nga mënyrat më të mira për të luftuar konstipacionin është të nisni ditën me lëngun e domates që stimulon sistemin tretës.

Domatet janë të pasura me fibër dhe nëse lëngun e tyre e konsumoni rregullisht do të zgjidhni problemin e konstipacionit.

Për Shëndetin E Zemrës

Enzimat dhe mineralet tek domatet ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe të pastrojnë qarkullimin e gjakut.

Në këtë mënyrë ato parandalojnë mpiksjen e gjakut.

Lëngu i domates është efikas edhe për diabetikët sepse mban nën kontroll sheqerin në gjak.

Sistemi Imunitar

Lëngu i domates duhet pirë rregllisht në mëngjes për të forcuar sistemin imunitar.

Domatet janë të pasura me vitaminat C, A B, D dhe K.

Ato përmbajnë gjithashtu antioksidantë, kalium, kalçium, fosfor, hekur dhe sodium.

Kjo e bën këtë lëng ideal për sistemin tuaj mbrojtës.

Për Lëkurën

Lëngu i domates është sinonim i një lëkure të bukur, të pastër dhe rinore.

Antioksidantët tek domatja largojnë papastërtitë dhe e ushqejnë lëkurën duke i dhënë asaj freski dhe rini.

Kundër Dhimbjeve Të Artritit

Lëngu i domates është aq i pasur me vitamina dhe minerale sa rekomandohet të konsumohet edhe kundër dhimbjeve të artritit.

Për të zbutur këto dhimbje, lëngun e domates duhet ta pini çdo ditë.

Të fundit

Pija që lufton pagjumësinë

Kjo bimë mjekësore është e pasur me vitamina A, B, D, E dhe K, hekur, kalcium, kalium, zink, magnez. Gjithashtu ndihmon në problemet me traktin urinar, sëmundjet e mushkërive dhe lodhjen kronik

Ushtroheni por nuk shihni rezultate? 5 gabimet që po bëni

Këto janë gabimet më të zakonshme të të ngrënit që mund të bëjnë ata që ushtrohen. Marrja e tepërt ose e pamjaftueshme e proteinave Në rastin e parë, proteina shtesë ka shumë mundësi

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Info Tjera