Shëndeti https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/10/body-type-quiz-are-you-an-endomorph-ectomorph-or-mesomorph-1440x810-1.jpg

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës



Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës.

Në krahasim me indeksin e masës trupore, që merret si njësi matëse dhe tregues i problemeve shëndetësore, forma e trupit është shpalosja më e qartë e depozitave të dhjamit.

Studimi, analizoi të dhënat e 2600 grave ishin interesante.

Gratë, trupi i të cilave ka formën e mollës, ishin tre herë më të rrezikuara nga sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me gratë trupi i të cilave ka formën e dardhës.

Ekspertët paralajmëruan se gratë më të shëndosha në pjesën e sipërme të trupit janë dyfish më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut apo ishemia.

Gratë, shëndeti i të cilave depozitohet më shumë në zonën e këmbëve janë 40% më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.

Pesha Trupore Nuk Është Tregues i Saktë i Rreziqeve Shëndetësore
Studiuesit arritën në konkluzionin se pesha trupore nuk sinjalizon qartë rreziqet shëndetësore.

Kjo për arsyen se shumë gra me një peshë normale por depozita dhjamore në zona të caktuara të trupit janë më të rrezikuara nga sëmundjet e lartpërmendura. Me fjalë të tjera, pesha nuk bën ndonjë ndryshim.

Gjithçka vërvitet tek shpërndarja e depozitave të dhjamit dhe forma e trupit.

3 Format Më Të Përhapura Trupore Tek Femrat
Njerëzit janë gjithë kohës në kërkim të formës perfekte të trupit por një gjë e tillë është subjektive, duke qenë se moda e trupit perfekt ndryshon gjithmonë.

Ekspertët kanë identifikuar plot 10 forma të ndryshme trupore tek gratë dhe vajzat.

Megjithatë, format më të përhapura janë:

Forma e orës së rërës ku masat e ijeve dhe të bustit janë të barabarta dhe këmbët janë në proporcion me pjesën e sipërme të trupit.

Forma e dardhës ka të bëjë me akumulimin e tepërt të dhjamit në zonën e ijeve dhe të kofshëve.

Ekspertët thonë se gratë që kanë një trup të tillë jetojnë më gjatë.

Forma e mollës ka të bëjë me akumulimin e depozitave dhjamore në pjesën e belit. Kjo formë vërehet shumë tek meshkujt por edhe tek gratë.

Njerëzit që kanë një formë të tillë trupore janë më të rrezikuar nga kanceri, diabeti i tipit 2, kolesteroli dhe sëmundjet e zemrës.

Të fundit

Pija që lufton pagjumësinë

Kjo bimë mjekësore është e pasur me vitamina A, B, D, E dhe K, hekur, kalcium, kalium, zink, magnez. Gjithashtu ndihmon në problemet me traktin urinar, sëmundjet e mushkërive dhe lodhjen kronik

Ushtroheni por nuk shihni rezultate? 5 gabimet që po bëni

Këto janë gabimet më të zakonshme të të ngrënit që mund të bëjnë ata që ushtrohen. Marrja e tepërt ose e pamjaftueshme e proteinave Në rastin e parë, proteina shtesë ka shumë mundësi

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Info Tjera