Film https://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/auto_cassaa1606841548.jpg

Lajm i mirë për fansat e “La Casa de Papel”!



Një version korean i serialit hit të Netflix, “Money Heist” pritet të vijë së shpejti! Seriali, i cili mban titullin “La Casa de Papel” në gjuhën spanjolle, ka qenë një nga më të kërkuarit në Netflix.

Versioni korean do të drejtohet nga Kim Hong-sun me një skuadër skenaristësh të udhëhequr nga Ryu Yong-jae. Sipas Variety, seriali korean do të ketë 12 episode.

“Krijuesit korean kanë zhvilluar gjuhën dhe kulturën e tyre audiovizuale prej vitesh. Ata kanë mundur të shkojnë përtej kufijve kulturor dhe të kthehen në një pikë reference për mijëra shikues në mbarë botën, veçanërisht për të rinjtë. Prandaj është e mrekullueshme që bota e La Casa de Papel është tërheqëse për krijuesit korean dhe që duan ta përshtatin”, ka thënë producenti ekzekutiv i “La Casa de Papel”, Alex Pina.

Sezoni i katërt i “La Casa de Papel” u publikua në prill 2020 dhe u pa nga më shumë se 65 milionë njerëz në mbarë botën vetëm në 4 javët e para. “La Casa De Papel” po bëhet gati edhe për një sezon të pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur. Sezoni i pestë do të jetë edhe i fundit për serialin “La Casa de Papel”. Sipas “Netflix”, sezoni i pestë i “La Casa De Papel” pritet të vijë në ekran në verën e vitit 2021. Por, e gjithë kjo varet nga rrethanat e krijuara nga pandemia.

Të fundit

Seriali i Netflix-i që do t’ju bëjë të ndiheni si detektiv

Mat gjendet në mes të një sherri dhe si pasojë vret shokun e vëllait të tij. Dënohet me katër vite burg për vrasje nga pakujdesia dhe kur del rinis jetën. Në momentin që mendonte se gjith

Filmi i Etleva Kupsit në festivalin Ndërkombëtar në Kanada

“Rastësia Qëllimi i Zotit”, filmi me autore Etleva Kupsit do të jetë pjesë e Toronto International Women Film Festival në Kanada, një organizim që vlerëson punët e kineasteve nga

Vdes aktori shqiptar Guljem Radoja

Aktori shqiptar Guljem Radoja ka vdekur me koronavirus në moshën 75-vjeçare. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar dy ditë më parë se ai ka qenë në intubim. Ai është trajtuar nga COVID-1

NETFLIX njeh Kosovën

Rrjeti ndërkombëtar i filmave “Netflix” e ka njohur më në fund shtetësinë e Kosovës. Inicuesi i këtij peticioni, Sovran Hoti, ka bërë të ditur se NETFLIX ka shtuar Kosovën në listën

Chloe Zhao, gruaja e parë me ngjyrë që shpallet regjizorja më e mirë me Nomadland

Youn Yuh-jung u bë koreania e parë që fiton si Aktorja më e Mirë Dytësore në filmin ‘Minari’ në edicionin e 93-të të çmimive Oscar sot në Los Angeles. Aktorja 73-vjcare koreano-jugore

Jonida i rikthehet aktrimit

Ermal Mamaqi po korr suksese në fushën e aktrimit. Ai ka treguar që së shpejti do të vie me një projekt të ri. Për të gjithë ata që dëshironin të ketë konfirmim për protagonisten e seri

Info Tjera