Film https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/skynews-jamesbond-thailand_5143299.jpg

Shtyhet prapë premiera e filmit të ri të James Bondit



Premiera e filmit të ri James Bond u shty për herë të tretë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Filmi “No time to die” (“Nuk ka kohë për të vdekur”) është shtyrë tashmë dy herë, por do të jepet në të gjithë botën më 8 tetor, thuhet në një njoftim të publikuar në ueb-faqen e filmit.

Fillimisht ka qenë e paraparë që filmi të shfaqej në ekranet e kinemave në prill të vitit 2020. Për herë të dytë është shtyrë në tetor.

Filmi është i 25-ti në serinë James Bond dhe shënon paraqitjen e fundit të aktorit Daniel Craig si agjent i shërbimit sekret britanik 007.

Shtyrja e tij do t’i godasë edhe më shumë kinematë botërore që janë detyruar të mbyllen me muaj, për shkak të masave të izolimit kundër pandemisë së koronavirusit.

Filmi i mëparshëm i James Bondit, Spectre, ka gjeneruar gati 900 milionë dollarë fitim në vitin 2015.

Të fundit

Seriali i Netflix-i që do t’ju bëjë të ndiheni si detektiv

Mat gjendet në mes të një sherri dhe si pasojë vret shokun e vëllait të tij. Dënohet me katër vite burg për vrasje nga pakujdesia dhe kur del rinis jetën. Në momentin që mendonte se gjith

Filmi i Etleva Kupsit në festivalin Ndërkombëtar në Kanada

“Rastësia Qëllimi i Zotit”, filmi me autore Etleva Kupsit do të jetë pjesë e Toronto International Women Film Festival në Kanada, një organizim që vlerëson punët e kineasteve nga

Vdes aktori shqiptar Guljem Radoja

Aktori shqiptar Guljem Radoja ka vdekur me koronavirus në moshën 75-vjeçare. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar dy ditë më parë se ai ka qenë në intubim. Ai është trajtuar nga COVID-1

NETFLIX njeh Kosovën

Rrjeti ndërkombëtar i filmave “Netflix” e ka njohur më në fund shtetësinë e Kosovës. Inicuesi i këtij peticioni, Sovran Hoti, ka bërë të ditur se NETFLIX ka shtuar Kosovën në listën

Chloe Zhao, gruaja e parë me ngjyrë që shpallet regjizorja më e mirë me Nomadland

Youn Yuh-jung u bë koreania e parë që fiton si Aktorja më e Mirë Dytësore në filmin ‘Minari’ në edicionin e 93-të të çmimive Oscar sot në Los Angeles. Aktorja 73-vjcare koreano-jugore

Jonida i rikthehet aktrimit

Ermal Mamaqi po korr suksese në fushën e aktrimit. Ai ka treguar që së shpejti do të vie me një projekt të ri. Për të gjithë ata që dëshironin të ketë konfirmim për protagonisten e seri

Info Tjera