Kultura https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/10/nobel.jpg

Romancieri nga Tanzania fiton Çmimin Nobel në Letërsi



Çmimi Nobel në Letërsi i vitit 2021 i jepet romancierit Abdulrazak Gurnah “për depërtimin e tij të pakompromistë dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në gjirin midis kulturave dhe kontinenteve.”

Shkrimtari Abdulrazak Gurnah nga Tanzania të enjten është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2021.

Akademia e vlerësoi Gurnah “për depërtimin e tij pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në hendekun mes kulturave dhe kontinenteve”.

I lindur në Zanzibar në 1948, Gurnah mbërriti në Angli si refugjat në fund të viteve 1960.

Ai është autor i 10 romaneve dhe disa tregimeve të shkurtra.

Gurnah ishte profesor i letërsisë angleze dhe postkoloniale në Universitetin e Kentit, Canterbury, deri sa doli në pension.

Çmimi, i cili përfshin të gjithë punën e një shkrimtari, konsiderohet si letërsia më prestigjioze.

Marrësit e mëparshëm të çmimit, të dhënë për herë të parë në 1901, kanë përfshirë romancierin Toni Morrison, dramaturgun Samuel Beckett dhe kantautorin Bob Dylan.

Çmimi i letërsisë vitin e kaluar iu dha poetes amerikane Louise Glück për shkrimin “që me bukurinë e rreptë e bën universale ekzistencën individuale”, sipas komitetit Nobel.

Çmimi i saj u pa si një rivendosje shumë e nevojshme pas disa vitesh skandale.

Në vitin 2018, akademia e shtyu çmimin pasi një anëtar i akademisë u akuzua për sjellje të pahijshme seksuale dhe për zbulimin e emrave të kandidatëve.

Anëtari i akademisë, Jean-Claude Arnault, u dënua më vonë me dy vite burg.

Të fundit

Dy gazetarët investigativë fitojnë Nobelin e Paqes për lirinë e shprehjes

2 gazetarët investigativë Maria Ressa dhe Dmitry Muratov fituan çmimin Nobel për Paqe. 2 nobelistët fituan çmimin e paqes për përpjekjet e tyre për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, një par

143 vjet nga themelimi i Lidhjes së Prizrenit

143 vjet më parë, pra më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare

Shqipëria kalon në natën finale të “Eurovision 2021”

Anxhela Peristeri ka siguruar biletën për finalen e madhe të “Eurovision”. Sonte u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”. Në këtë mbrëmje perf

Seriali i Netflix-i që do t’ju bëjë të ndiheni si detektiv

Mat gjendet në mes të një sherri dhe si pasojë vret shokun e vëllait të tij. Dënohet me katër vite burg për vrasje nga pakujdesia dhe kur del rinis jetën. Në momentin që mendonte se gjith

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Komuniteti i muzeve në mbarë botën shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Muzeut. Dita Ndërkombëtare e Muzeut u jep mundësinë profesionistëve të muzeve të takojnë njerëz dhe t’i informoj

Filmi i Etleva Kupsit në festivalin Ndërkombëtar në Kanada

“Rastësia Qëllimi i Zotit”, filmi me autore Etleva Kupsit do të jetë pjesë e Toronto International Women Film Festival në Kanada, një organizim që vlerëson punët e kineasteve nga

Info Tjera