MP Plus https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/Votimi.jpg

Bëhet thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike



Shqipëria po mban sot zgjedhjet e përgjithshme ku në garë janë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka informuar përmes një postimi në facebook, mbi situatën e deritanishme të procesit të votimit.

Celibashi deklaruar se situata situata e votimit është e qetë & me shumë pak problematikë teknike, ndërsa apelon drejtuesit politikë të të demonstrojnë qetësi dhe maturi.

“Situata e votimit është e qetë & me shumë pak problematikë teknike. Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demostrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu ti adresohen mbështetësve”, shkruan Celibashi.

Nga Shkodra, ku ka shkuar për të monitoruar procesin e votimit, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka bërë thirrje për qytetarët.

Ajo ka ritheksuar, që qytetarët të dalin dhe të votojnë të lirë, duke shtuar që dita e sotme, i përket atyre.

“Çdo qytetar shqiptarë të ketë mundësinë të votojë i lirë. Kjo është dita juaj”, tha ambasadorja amerikane.

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka qenë sot në shkollën “Dora d’Istria” në kryeqytet për të parë nga afër procesin e votimit.

Ambasadori Soreca ka pyetur komisionerët për procesin e deritanishëm dhe iu ka uruar punë të mbarë.

Ndërkohë ai iu kujtoi se ka shumë njerëz nga jashtë Shqipërisë që po ndjekin zhvillimet duke iu kërkuar të bëjnë sa më mirë punën e tyre.

“Ne do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë por do doja ta fillonim ditën këtu me një këtë sistem të ri votimit. Ne do të shikojmë punën tuaj. Dëshiroj që ta dini që ka shumë njerëz që po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë. Nuk është se dua t’ju vë në presion, por pak që ta kuptoni që punën tuaj ta bëni sa më mirë”, deklaroi Soreca.

Të fundit

Përfundon epoka e Angela Merkel

Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake.  Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj

Kurti për herë të dytë brenda dy javësh në telefon me Escobarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda dy javësh ka zhvilluar dy biseda telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Kryeministri Kurti në bisedën telef

Sa mijë dollarë fitojnë në minutë kompanitë që prodhojnë vaksina anti-Covid

Kompanitë Pfizer, BioNTech dhe Moderna po bëjnë gjithsej 65,000 dollarë në minutë falë vaksinave të tyre kundër Covid-19, sipas një raporti të Aleancës së Vaksinave Popullore, e cila prom

Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel. Sipas Bashkimit Evropian, në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe për

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Info Tjera