MP Plus https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/gaza.jpg

Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza



Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim të enjten, duke ndalur një luftë 11-ditore që shkaktoi vdekjen e mbi 200 njerëzve, shkatërrim të gjerë në Rripin e Gazës, dhe bllokoi aktivitetet në pjesën më të madhe të Izraelit.

Në orën 2 të mëngjesit të së premtes, sipas kohës lokale, ndërsa hyri në fuqi armëpushimi, jeta u kthye në rrugët e Gazës. Njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre, disa prej tyre duke kënduar dhe fishkëllyer nga ballkonet e shtëpive. Shumë njerëz qëlluan me armë në ajër, duke festuar armëpushimin.

Zyrtarët shëndetësorë në Gaza thonë se që nga fillimi i luftimeve më 10 maj, 232 palestinezë, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra, janë vrarë dhe më shumë se 1,900 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore të ushtrisë izraelite. Izraeli ka thënë se ka vrarë të paktën 160 luftëtarë në Gaza.

Sipas zyrtarëve izraelitë, 12 vetë kanë humbur jetën si rezultat i sulmeve me raketa nga Hamasi dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Ashtu si tre luftërat e mëparshme midis dy armiqve të hidhur, raundi i fundit i luftimeve përfundoi pa ndonjë zgjidhje të konfliktit. Izraeli pretendoi se u ka shktatuar dëme të mëdha Hamasit, por përsëri nuk ishte në gjendje të ndalonte breshëritë e raketave të grupit militant islamik. Pothuajse menjëherë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përball me akuza nga baza e tij e vijës së ashpër, të krahut të djathtë se ai e ndaloi operacionin ushtarak shumë shpejt.

Hamasi, grupi militant islamik që është betuar për shkatërrimin e Izraelit, gjithashtu pretendoi fitoren. Por tani përballet me sfidën e madhe të rindërtimit në një territor tashmë që vuan nga varfëria, niveli i lartë i papunësisë dhe përhapja e koronavirusit.

Armëpushimi u përshëndet edhe nga Presidenti amerikan Joe Biden, i cili falenderoi qeverinë e Egjiptit për rolin vendimtar në arritjen e marrëvëshjes. Presidenti Joe Biden tha të enjten se ai sheh një “mundësi të mirëfilltë” drejt qëllimit më të madh për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Ai gjithashtu tha se Shtëpia e Bardhë ishte angazhuar intensivisht për të ndalur gjakderdhjen. “Unë besoj se palestinezët dhe izraelitët meritojnë të jetojnë në mënyrë të sigurt dhe në siguri, të gëzojnë masë të barabartë të lirisë, begatisë dhe demokracisë”, tha Presidenti Biden. “Administrata ime do të vazhdojë diplomacinë tonë të qetë, të paepur drejt arritjes së këtij synimi.”

Të fundit

Përfundon epoka e Angela Merkel

Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake.  Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj

Kurti për herë të dytë brenda dy javësh në telefon me Escobarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda dy javësh ka zhvilluar dy biseda telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Kryeministri Kurti në bisedën telef

Sa mijë dollarë fitojnë në minutë kompanitë që prodhojnë vaksina anti-Covid

Kompanitë Pfizer, BioNTech dhe Moderna po bëjnë gjithsej 65,000 dollarë në minutë falë vaksinave të tyre kundër Covid-19, sipas një raporti të Aleancës së Vaksinave Popullore, e cila prom

Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel. Sipas Bashkimit Evropian, në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe për

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Info Tjera