MP Plus https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/kurti-3.jpg

Kurti: Dialogu me Vuçiqin është për dialogun e ardhshëm



Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti tha se në dialogun që do ta zhvillojë me presidentin e Serbisë në Bruksel, Aleksandar Vuçiq do të jetë përballja dhe takimi i tij i parë me të.

Kurti pas takimit që zhvilloi me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani në një prononcim për media tha se dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë vazhdim i dialogut të mëhershëm, por vazhdim i dialogut të ardhshëm.

“Në takimin që do të zhvillohet në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut por përballja e parë, apo takimi i parë me Vuçiqin me të cilin s’jam takuar asnjëherë, për dallim me tryezën që është mbajtur me mbi 30 veta në shkurt të vitit 2020 në konferencës e Sigurisë që mbahet tradicionalisht në Mynih të Gjermanisë. Është takimi i parë dhe aty do ta shohim se çfarë do të jetë kapitulli i dialogut të ardhshëm, është takim i dialogut të ardhshëm por nuk është vazhdim për dialogun e mëhershëm”, ka thënë ai.

I pyetur për partitë opozitare në vend se a ka arritur ndonjë konsensus në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, ai tha: “Kam takuar dy, prej tre partive opozitare dhe përveç kësaj do ta kemi një diskutim në Kuvendin e Kosovës në lidhje me gjendjen e deritanishme të procesit të dialogut të kaluar, për të shikuar se ku ndodhemi”.

Të fundit

Përfundon epoka e Angela Merkel

Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake.  Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj

Kurti për herë të dytë brenda dy javësh në telefon me Escobarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda dy javësh ka zhvilluar dy biseda telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Kryeministri Kurti në bisedën telef

Sa mijë dollarë fitojnë në minutë kompanitë që prodhojnë vaksina anti-Covid

Kompanitë Pfizer, BioNTech dhe Moderna po bëjnë gjithsej 65,000 dollarë në minutë falë vaksinave të tyre kundër Covid-19, sipas një raporti të Aleancës së Vaksinave Popullore, e cila prom

Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel. Sipas Bashkimit Evropian, në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe për

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Info Tjera