MP Plus https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/vjosa-osmani-presidente.jpg

Mediat serbe sulmojnë Vjosa Osmanin



Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmani.

Në veçanti nënvizuan pjesën e fjalimit të saj për raportet me Serbinë.

Fjalimi i parë i presidentes së re të Kosovës Vjosa Osmanit, pas zgjedhjes në këtë post, është shoqëruar me komente në disa media të Serbisë.

Më së shumti është komentuar pjesa e fjalimit për raportet me Serbinë, kur ajo tha se “Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për të gjitha vepra që ka bërë në Kosovë”, se “drejtësia nuk do të arrihet derisa kriminelët serbë nuk dalin para drejtësisë” dhe se “paqja do të arrihet vetëm kur Serbia të pendohet”.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nënvizoi se Kosova është e gatshme për dialog, por Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për të kaluarën dhe të kërkojë falje për krimete bëra.

Reagimet e para të mediave serbe

Autoritetet serbe deri tani kanë heshtur për zgjedhjen e presidentes së re. Ndërsa gazeta më e madhe proqeveritare, “Politika”, ka dhënë vetëm lajmin se Vjosa Osmani është zgjedhur presidente në Prishtinë në raundin e tretë dhe se ajo ishte kandidate e Vetëvendosjes. Ndërsa gazeta “Vecernje Novosti” e titullon shkrimin e saj: “Fjalimi i parë dhe menjëherë sulmoi Serbinë: Fjalët skandaloze të Vjora (këtu gazeta ia shkruan gabimisht emrin Vjosa Osmanit) Osmanit – Beogradi duhet të pranojë viktimat e luftës së Kosovës”.

Kjo gazetë nënvizon edhe fjalët e presidentes Osmani se “paqja mund të vendoset vetëm kur Serbia të pendohet për krimet”.

E përditshmja “Blic” nënvizon fjalët e presidentes Osmani se “Drejtësi nuk do të ketë derisa Serbia e merr përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë.” 

Ndërsa portali “Espreso” e titullon shkrimin e vet madje me: “Fjalët gjarpërore të Vjosa Osmanit: Flet për dialog e kërkon që Serbia të përgjigjet për krime”.

Edhe “B92” shkruan se Osmai i ka dërguar një mesazh Serbisë.

Në fjalën e saj të parë para deputetëve, presidentja e e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për “gjithçka që ka bërë në Kosovë”./dw

Të fundit

Përfundon epoka e Angela Merkel

Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake.  Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj

Kurti për herë të dytë brenda dy javësh në telefon me Escobarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda dy javësh ka zhvilluar dy biseda telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Kryeministri Kurti në bisedën telef

Sa mijë dollarë fitojnë në minutë kompanitë që prodhojnë vaksina anti-Covid

Kompanitë Pfizer, BioNTech dhe Moderna po bëjnë gjithsej 65,000 dollarë në minutë falë vaksinave të tyre kundër Covid-19, sipas një raporti të Aleancës së Vaksinave Popullore, e cila prom

Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel. Sipas Bashkimit Evropian, në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe për

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Info Tjera