MP Plus https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/10/Brdo-2.jpg

Michel: Gati të investojmë shumë para, por edhe për të ndihmuar në reforma



Bashkimi Evropian ditën e dytë të samitit ia kushtoi Ballkanit. I pari nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor që arriti në takimin e Brdos ishte presidenti malazez, Milo Djukanovic.

Menjëherë pas tij, erdhi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili kaloi përpara gazetarëve, por nuk iu përgjigj pyetjeve. Organizatorët e samitit njoftuan edhe për një takim mes Presidentit të Serbisë dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në prani të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron.

Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Kurti, i cili tha se ishte i hapur për dialog, por me ndryshime reale.

“Organizatorët njoftuan një takim të përbashkët të zonjës Merkel, Presidentit Macron, ku Presidenti i Serbisë dhe unë, si Kryeministër i Kosovës, do të bisedojmë. Sipas bindjes sime të thellë, zgjidhja e vetme e qëndrueshme dhe e drejtë është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast Serbia duhet të njohë gjenocidin në Bosnjë dhe gjenocidin në Kosovë.”

Nga BE thonë se do të flitet për mundësitë që ka Ballkani Perëndimor, por angazhimet e vendeve pretenduese janë shumë të rëndësishme.

Charles Michel, President i Këshillit të BE e bëri të qartë se nuk ka për të munguar ndihma nga BE.

“Ne jemi këtu për të treguar qartë se jemi gati të investojmë shumë para, por gjithashtu për të ndihmuar në shumë reforma për të luftuar korrupsionin, reforma për të përmirësuar qeverisjen dhe për të punuar ngushtë me ato vende. Kjo është një mundësi për të folur hapur se cilët mund të jetë dhe cilat duhet të jenë hapat dhe fazat e ardhshme.”

Në fund të samitit zyrtarët e Bashkimit Evropian dalin me një deklaratë të përbashkët që duhet të qartësojë procesin e zgjerimit ose rrugën e gjatë drejt Bashkimit Evropian.

Të fundit

Përfundon epoka e Angela Merkel

Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake.  Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj

Kurti për herë të dytë brenda dy javësh në telefon me Escobarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda dy javësh ka zhvilluar dy biseda telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Kryeministri Kurti në bisedën telef

Sa mijë dollarë fitojnë në minutë kompanitë që prodhojnë vaksina anti-Covid

Kompanitë Pfizer, BioNTech dhe Moderna po bëjnë gjithsej 65,000 dollarë në minutë falë vaksinave të tyre kundër Covid-19, sipas një raporti të Aleancës së Vaksinave Popullore, e cila prom

Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel. Sipas Bashkimit Evropian, në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe për

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Info Tjera