MP Plus https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/berlin.jpg

MPJ Gjermane: Nonpaper nuk vjen nga Gjermania



Pas ambasadorit gjerman në Prishtinë, edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka reaguar ndaj lajmeve për të ashtuquajturën “non paper”, për të cilën po flitet në median kosovare, duke theksuar se “ajo nuk rrjedh nga pena e qeverisë gjermane”, thuhet në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin, që ka ardhur në DW.

“Përkundrazi, ministri i Jashtëm Maas theksoi edhe një herë gjatë vizitave të tij në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar se “e gjithë mbështetja jonë shkon në dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, të moderuar nga BE, nën udhëheqjen e të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajcak. Qëllimi i këtij dialogu për normalizimin është një marrëveshje e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse që kontribuon në stabilitetin rajonal, përfshin njohjen reciproke dhe kështu u mundëson të dy vendeve një perspektivë reale të BE dhe anëtarësimin në BE”, thuhet në deklaratë.

Të hënën (26.04) e përditshmja e mirinformuar kosovare “Koha ditore” kishte publikuar një “non-paper”, që paraqitej si i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale.

Aty shkruhej se “në Kosovë do të krijohej një “distrikt autonom i Kosovës së veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Kisha Ortodokse Serbe do të kishte “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të Marrëveshjes, do të zotohej se “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”.

Kryeredaktori i Kohës Ditore, Agon Bajrami, edhe pas përgënjeshtrimit të bërë nga Ambasada ka këmbëngulur nëpërmjet një mesazhi në Twitter, se “çështjet e diskutuara në dokumentin e botuar prej tij, janë ato që po trajtohen aktualisht në Bruksel”.

Ky është “non-paper”-i i dytë që hidhet në qarkullim në prag të vazhdimit të bisedimeve për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Disa javë më parë një tjetër dokument, për të cilin flitej se ishte propozim i Sllovenisë qarkulloi në media dhe u bë shkak për indinjata të mëdha pasi aty propozohej ndryshimi i kufijve në rajon.

Gjatë vizitës së tij javën e kaluar në rajon, ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, e kishte hedhur poshtë përfundimisht këtë ide.

Ndërkohë, pas zgjedhjeve në Kosovë, Brukseli sërish po përpiqet të riaktivizojë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Pas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq,në Bruksel ishte sot edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të enjten Kurti dhe dy zëvendëskryeministrat e tij do do të kenë një debat me komisionin e jashtëm të Parlamentit Evropian.

Të fundit

Përfundon epoka e Angela Merkel

Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake.  Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj

Kurti për herë të dytë brenda dy javësh në telefon me Escobarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda dy javësh ka zhvilluar dy biseda telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Kryeministri Kurti në bisedën telef

Sa mijë dollarë fitojnë në minutë kompanitë që prodhojnë vaksina anti-Covid

Kompanitë Pfizer, BioNTech dhe Moderna po bëjnë gjithsej 65,000 dollarë në minutë falë vaksinave të tyre kundër Covid-19, sipas një raporti të Aleancës së Vaksinave Popullore, e cila prom

Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel. Sipas Bashkimit Evropian, në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe për

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Info Tjera