MP Plus https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/12/4976.jpg

Përfundon epoka e Angela Merkel



Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake. 

Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj edhe ajo  quhej “kancelarja e krizave”.

“Ishin 16 vjet plot ngjarje dhe sfida, që kanë kërkuar shumë prej meje, por edhe më kanë plotësuar”, tha Merkel.

Në fjalën e lamtumirës ajo  përmendi tre krizat kryesore: atë të sistemit bankar, në vitin 2008, krizën e migracionit në vitin 2016 dhe atë të pandemisë së virusit corona.

Ajo kujtoi parimin e qeverisjes së saj për “barazimin e interesave”, duke dëgjuar gjithmonë edhe palën tjetër. 

“Ju inkurajoj që ta shihni botën edhe me sytë e tjetrit dhe të merrnin perspektivën e tjetrit, edhe nëse ajo është jokomode”, porositi politikania demokristiane. 

Ndër të tjera ajo lëvdoi edhe kulturën e debatit në Gjermani “për të cilën na e kanë zili në shumë vende të botës.” 

Ajo falënderoi edhe familjen dhe i uroi pasardhësit të saj Olaf Scholz: Gjithë të mirat dhe një dorë të mbarë dhe shumë suksese!

Në ceremoninë e zhvilluar në oborrin e Ministrisë së Mbrojtjes ishin ftuar bashkëpunëtorë të kancelares gjermane nga katër qeveri.

Merkel qeverisi 16 vjet dhe ishte kancelarja e parë e Gjermanisë që nuk u hoq nga ky post, por u largua me dëshirë.

Porosia e saj e fundit: 
“Unë jam e bindur se ne mund të vijojmë ta formësojmë të ardhmen tonë, nëse nuk i hyjmë punës me negativitet, me smirë, me pesimizëm, por, siç e kam thënë edhe gjetkë para tri vjetësh, me gaz në zemër. Unë kështu kam vepruar gjithmonë, në RDGJ, por edhe, dhe sidomos, në kushtet e lirisë. Është ky gaz në zemër, që ua uroj të gjithëve, dhe në kuptimin figurativ, edhe vendit tonë”.  

Të fundit

Kurti për herë të dytë brenda dy javësh në telefon me Escobarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda dy javësh ka zhvilluar dy biseda telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Kryeministri Kurti në bisedën telef

Sa mijë dollarë fitojnë në minutë kompanitë që prodhojnë vaksina anti-Covid

Kompanitë Pfizer, BioNTech dhe Moderna po bëjnë gjithsej 65,000 dollarë në minutë falë vaksinave të tyre kundër Covid-19, sipas një raporti të Aleancës së Vaksinave Popullore, e cila prom

Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel. Sipas Bashkimit Evropian, në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe për

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në r

Info Tjera