MP Plus https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/policia.jpg

Qeveria merr vendim, këto janë masat e reja antiCOVID-19



Qeveria e Kosovës sot ka marr vendim për masat e reja antiCOVID-19, ndërsa ndër masat e reja do të jetë ndalim qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00-05:00 përveç në rastet emergjente, ndalimi i aktiviteteve të gastronomisë përveç shërbimit “merr me veti” si dhe kalimi në formën online të mësimit për ciklin parauniversitar dhe universitar.

Me këto masa ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre siç janë marketet ushqimore dhe farmacitë si dhe shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më datë 18 prill, ndonëse në draft vendim thuhej se zbatimi i masave të reja do të fillojë nga data 6 prill.

“Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri me 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (6 prill deri me datë 18 prill) obligohen që të organizojnë online të gjitha aktivitetet mësimore. Institucionet parashkollore vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19”.

Në vendim thuhet se institucionet publike dhe private obligohen që të paraqitet në punë vetëm stafi i cili kryen shërbime esenciale. Përgjegjësit e institucioneve publike dhe private obligohen të definojnë stafin esencial për nevojat e institucionit me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç: gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit dhe çiklimit dhe gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme).

Të fundit

Përfundon epoka e Angela Merkel

Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake.  Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj

Kurti për herë të dytë brenda dy javësh në telefon me Escobarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda dy javësh ka zhvilluar dy biseda telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Kryeministri Kurti në bisedën telef

Sa mijë dollarë fitojnë në minutë kompanitë që prodhojnë vaksina anti-Covid

Kompanitë Pfizer, BioNTech dhe Moderna po bëjnë gjithsej 65,000 dollarë në minutë falë vaksinave të tyre kundër Covid-19, sipas një raporti të Aleancës së Vaksinave Popullore, e cila prom

Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel. Sipas Bashkimit Evropian, në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe për

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Info Tjera