Opinione & Intervista https://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Msc.-Skender-Berisha-1-e1601620906322.jpg

Kosova përplot me Lëmoshëkërkues



Shkruan: Msc. Skender Berisha

Kosova është vërshuar nga lypsarët. Shumë nga prej tyre jo që nuk janë të tillë, por si profesion që e ushtrojnë kanë arritur të përfitojnë dhe të organizojnë edhe vartës të tyre, në mënyrë që fitimet të jenë sa më të mëdha, duke mos ngadalsuar këtë angazhim të përbashkët të tyre drejt maksimizimit të fitimit.
Kohëve të fundit edhe nga portalet po lexojmë se si është arrestuar një lëmoshëkërkues, dhe se si i janë konfiskuar shuma të majme parash. Këto nuk janë diqka e re. Gjatë gjithë kohës lexojmë gjëra të tilla.
Sot, të konsumosh një kafe në një kafiteri, dhe të mos ofrohet një lëmoshëkërkues është e pamundur. Për gjysmë ore së paku dy ose tre i ke pranë.
Ky trend në rritje i këtyre lëmoshëkërkuesve nuk është një veprim që do të duhej të ishte prezent në vendin tonë. Pjesa më e madhe e tyre, nga ata që shohim, thuajse 99% nuk janë nga vendet ku ata kërkojnë lëmoshë. Disa nga ta ndërrojnë qytet, dhe në mënyrë më të organizuar shpërndahen në qytete tjera, ndërsa shumë prej tyre vijnë nga Shqipëria, duke i stërmbushur qytetet tona më lëmoshëkërkues.
Shteti me mekanizmat e tij duhet marrë masa edhe ndaj kësaj kategorie, dhe mos të lejojë organizime nga përsona të dyshimtë, që Kosova të ketë import të lëmoshëkërkuesve, duke marrë masa edhe ndaj atyre që këtë veprim e kanë bërë biznes, veprim që duhet bërë në kontinuitet, jo vetëm me raste.
Një numër shumë i vogël i tyre që kanë nevojë për ndihmë duhet trajtuar shteti, dhe njëherë e përgjithmonë ky fenomen që po merr hov për ditë e më shumë të ndalet.
Në Kosovë tani kemi edhe organizata bamirëse, që duhet lavdëruar për punën që po bëjnë. Prandaj, ndihma e adresuar në mënyrë të drejtë, duke dhënë kontribut të gjithë po gjenë edhe ata që përnjëmend kanë nevojë për ndihmë.
Edhe ndaj pronarëve të kafiterive dhe shoqatës sëe gastronomëve duhet ngritur zëri. Edhe nga t´a duhet kërkuar që përsona të tillë që vazhdimisht shqetësojnë qytetarët apo klientët t´u ndalohet hyrja brenda lokaleve.
Organizimi dhe bashkëpunimi mes qytetarëve dhe bartësit e rendit duhet të ketë efekt gjithsesi, duke mos lënë anash edhe bashkëpunimin me gjykatat për organizatorët e lëmoshëkërkuesve.
Kosova ka mjaft të varfër, por pak nga ta janë që kërkojnë rrugëve. Ata më me nevojë rrallë i sheh. Ata më shumë u drejtohen për ndihmë familjes, shoqërisë, shoqatave apo institucioneve.
Prandaj, qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe mos të nxisin edhe më shumë rritjen e numrit të lëmoshëkërkuesve duke i pasuruar ata, e duke lënë ndoshta fqinjin e tij në mëshirë të fatit, i cili ndoshta ka shumë nevojë për ndihmë dhe nuk i ofrohemi asnjëherë.
Të fillojmë të shtojmë kujdesin ndaj familjes së ngushtë dhe asaj të gjerë, farefisit dhe fqinjëve. Aty të mundohemi të kontribuojmë, dhe patjetër se do ta rrisim mirëqenien e të gjithëve. Mos të harrojmë humanitetin që kemi si traditë, por ta adresojmë aty ku duhet.
Zoti i madhërishëm na ndihmoftë!

Të fundit

Njihuni me robotët Bio-mjekesorë, të cilët u vinë në ndihmë sistemit spitalor në vëndet e zhvilluara

Shkruan: Ermand Mertenika (Inxhinier Bio-Mjekesor) A do t’i besonit jetën tuaj një kirurgu robotik? Po për shëndetin tuaj mendor? Ndërsa disa mund të jenë të pakëndshëm me idenë e një ro

Video incizimet në Komunikacion

Shruan: Msc. Skender Berisha Aksidentet e fundit por jo vetëm, i kanë shtyrë Policinë e shtetit të marrin masa drejt shtrëngimit të masave për shoferët që ngasin pa kujdes. Pa drejtuar akuza

Negociatat dhe diplomacia kosovare

Shkruan: Skender Berisha Integrimi i rajonit tonë dhe i ballkanit perëndimorë duhet të jenë prioritet edhe i bashkimit evropian. Influenca e saj në angazhimet që kanë marrë vendet që aspiroj

Kanceri i Pankreasit! Një “Vrasës i Heshtur ”

Shkruan: Ermand Mertenika Pankreasi është një gjëndër ekzokrine e cila gjendet në pjesën e sipërme të abdomenit, prapa stomakut. Kjo gjëndër prodhon dhe çliron enzimat e tretjes, si dhe ho

Manuel Sarrazin kërkon refuzimin e qartë të ndryshimit të kufijve

DW: Zoti Sarrazin, në qarkullim është një e ashtuquajtur non-paper për një rregullim të ri me ndryshime kufijsh në Ballkanin Perëndimor, pra në territorin e ish-Jugosllavisë. Çfarë mendon

Osmani: Të mos e humbasim shansin për negociatat në samitin e qershorit

Deutsche Welle: Zoti Osmani, cili është qëllimi i vizitës suaj në Berlin? Bujar Osmani: Është vizita ime e parë bilaterale fizike, meqë takimin e parë me ministrin Maas e kemi pasur në mën

Info Tjera