Sport https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/chelsea.jpg

Chelsea fiton “Derbin e Londrës”, vendos goli i Werner



Chelsea ka fituar si mysafir i West Ham me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 33-të të Ligës Premier.

Me këtë fitore Chelsea ka bërë një hap  të madhe drejt Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur një rival direkt.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave doli të jetë e fortë, por jo me shumë raste shënimi.

Në pjesën e parë nuk kishte edhe aq raste, ku nga më i miri erdhi edhe goli.

Ishte Timo Werner që shënoi në minutën e 43-të pas një asistimi nga Ben Chilwell (1-0).

Edhe në pjesën e dytë rastet më të mira i kishte Chelsea që rrezikoi me Werner dy herë, ndërsa një rast kishe Mason Munt.

Në minutën e 80-të, West Ham mbeti me dhjetë lojtari pasi Fabian Balbuena u ndëshkua me karton të kuq.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe Chelsea mori fitoren e radhës që ua forcon pozitën e katërt me 58 pikë, ndërsa West Ham mbetet i pesti me 55 pikë.

Të fundit

Besart Berisha largohet pa lënë gjumë

Besart Berisha e mbyll me Prishtinën pa provuar shijen e golit. Sulmuesi u mor me pompozitet të madh nga kampionët e Kosovës dhe tani vjen njoftimi për largimin para përfundimit të kontratës.

Milani në garë më Arsenalin për Sanchesin

Drejtuesit e klubit të Milanit pritet t’i bëjnë shpejtë ofertë zyrtare skuadrës franceze Lille për Renato Sanchesin. Por, edhe Arsenali është duke përgatitur ofertën e vet për portugezin

Shqipëria renditet e treta në eliminatore

Edhe pse me shumë vështirësi, me mungesa, me probleme në formacion, pa tifozë në “Air Albania”, Shqipëria arrin të marrë atë që i duhej duke mposhtur Andorrën. Ky sukses e çon ekipin

Sterling “plas bombën”

Futbollisti i Manchester City-t në një intervistë të fundit ka pranuar se është i hapur të largohet nga Citizens, ku kohet e fundit nuk po ndihet komod. Skemat e Pep Guardiolës nuk po i përsh

Kosova nuk ia del me Suedinë

Kosova është mposhtur nga Suedia në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 me të njëjtin rezultatin si në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3-0. Ndeshja nisi me vendasit q

Gavi mahnit Evropën, talenti i Barçës shuan një yll si Verratti

Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë duke siguruar një biletë për në finalen e Nations League. Ferran Torres ishte njeri i ndeshjes në “San Siro” me një dopjetë por vëmendjen m

Info Tjera