Sport https://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/kombetarja-ndaj-turqise.png

Shqipëria renditet e treta në eliminatore



Edhe pse me shumë vështirësi, me mungesa, me probleme në formacion, pa tifozë në “Air Albania”, Shqipëria arrin të marrë atë që i duhej duke mposhtur Andorrën.

Ky sukses e çon ekipin kuqezi në vendin e tretë në Grup duke mbyllur një faze eliminatore me rekord pikësh, 18 si asnjëherë tjetër.

Edhe pse mbeten dy pengje për Shqipërinë, humbjet me Poloninë dhe ajo disfatë 5-0 me Anglinë, Shqipëria duhet vlerësuar për këtë bilanc pozitiv.

Gjithsesi, ndaj Andorrës skuadra e Rejës vuajti sidomos në pjesën e parë ku miqtë mund të na ndëshkonin në dy raste teksa në fund të pjesës së parë kur ngritëm presingun, goditëm edhe shtyllën.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për kuqezinjtë ku me futjen e Bajramit dhe të Ernest Muçit, skuadra nisi të jetë më e qartë dhe pas disa rasteve shumë të mira, në 71’, Uzuni merr një penallti të cilën e ekzekuton mjeshtërisht Endri Çekiçi.

Skuadra kuqezi gjen qetësinë me golin e realizuar dhe tregohen më të kujdesshëm teksa sfida përfundon këtu me një rezultat minimal por me objektiva maksimalë, vendi i tretë për të cilin nisëm këto eliminatore.

Të fundit

Besart Berisha largohet pa lënë gjumë

Besart Berisha e mbyll me Prishtinën pa provuar shijen e golit. Sulmuesi u mor me pompozitet të madh nga kampionët e Kosovës dhe tani vjen njoftimi për largimin para përfundimit të kontratës.

Milani në garë më Arsenalin për Sanchesin

Drejtuesit e klubit të Milanit pritet t’i bëjnë shpejtë ofertë zyrtare skuadrës franceze Lille për Renato Sanchesin. Por, edhe Arsenali është duke përgatitur ofertën e vet për portugezin

Sterling “plas bombën”

Futbollisti i Manchester City-t në një intervistë të fundit ka pranuar se është i hapur të largohet nga Citizens, ku kohet e fundit nuk po ndihet komod. Skemat e Pep Guardiolës nuk po i përsh

Kosova nuk ia del me Suedinë

Kosova është mposhtur nga Suedia në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 me të njëjtin rezultatin si në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3-0. Ndeshja nisi me vendasit q

Gavi mahnit Evropën, talenti i Barçës shuan një yll si Verratti

Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë duke siguruar një biletë për në finalen e Nations League. Ferran Torres ishte njeri i ndeshjes në “San Siro” me një dopjetë por vëmendjen m

Shuhen ëndrrat e Juves dhe Real Madrid

Pol Pogba prej vitesh ka qenë jo pak i dyzuar për të ardhmen e tij, shpesh i pa lumtur në “Old Traford” duke shprehur hapur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Mesfushori francez nuk

Info Tjera