Sport https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/10/pogbaa-675x450-1.jpg

Shuhen ëndrrat e Juves dhe Real Madrid



Pol Pogba prej vitesh ka qenë jo pak i dyzuar për të ardhmen e tij, shpesh i pa lumtur në “Old Traford” duke shprehur hapur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient.

Mesfushori francez nuk e fshehu kurrë dëshirën e tij për tu bashkuar dikur me Zidane në krye të Real Madrid por në të njëjtën kohë nuk e fshehu kurrë as dashurinë e tij për Juventus, duke lënë gjithnjë të hapur mundësinë për një rikthim në Torino.

Juve dhe Real Madrid shpresonin shumë që Pogba të largohej nga Man.United, për më tepër do të ishte një tratativë me parametra zero.

Kjo dëshirë e dy klubeve po zbehet gjithnjë e më shumë pasi Pogba po mendon rinovimin e tij me “djajtë e kuq”.

Pas ardhjes së C.Ronaldo, Pogba duket gjithnjë e më i bindur se Man.United është klubi i duhur për të vijuar karrierën, një ekip që i ofron tashmë mundësinë për të luftuar për objektiva të rëndësishëm, triumfin në Premier League apo në Champions.

Të fundit

Besart Berisha largohet pa lënë gjumë

Besart Berisha e mbyll me Prishtinën pa provuar shijen e golit. Sulmuesi u mor me pompozitet të madh nga kampionët e Kosovës dhe tani vjen njoftimi për largimin para përfundimit të kontratës.

Milani në garë më Arsenalin për Sanchesin

Drejtuesit e klubit të Milanit pritet t’i bëjnë shpejtë ofertë zyrtare skuadrës franceze Lille për Renato Sanchesin. Por, edhe Arsenali është duke përgatitur ofertën e vet për portugezin

Shqipëria renditet e treta në eliminatore

Edhe pse me shumë vështirësi, me mungesa, me probleme në formacion, pa tifozë në “Air Albania”, Shqipëria arrin të marrë atë që i duhej duke mposhtur Andorrën. Ky sukses e çon ekipin

Sterling “plas bombën”

Futbollisti i Manchester City-t në një intervistë të fundit ka pranuar se është i hapur të largohet nga Citizens, ku kohet e fundit nuk po ndihet komod. Skemat e Pep Guardiolës nuk po i përsh

Kosova nuk ia del me Suedinë

Kosova është mposhtur nga Suedia në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 me të njëjtin rezultatin si në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3-0. Ndeshja nisi me vendasit q

Gavi mahnit Evropën, talenti i Barçës shuan një yll si Verratti

Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë duke siguruar një biletë për në finalen e Nations League. Ferran Torres ishte njeri i ndeshjes në “San Siro” me një dopjetë por vëmendjen m

Info Tjera