Sport https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/10/raheem-sterling-manchester-city.jpg

Sterling “plas bombën”



Futbollisti i Manchester City-t në një intervistë të fundit ka pranuar se është i hapur të largohet nga Citizens, ku kohet e fundit nuk po ndihet komod.

Skemat e Pep Guardiolës nuk po i përshtaten lojës së 26-vjeçarit.

“Nëse do të kishte një mundësi për të shkuar diku tjetër, në këtë moment, do të isha i hapur.

Duhet të mësoj një gjuhë tjetër. Më pëlqejnë shumë theksi francez dhe si spanjoll”.

Më i qartë se kaq nuk mund të jetë sulmuesi i “Tre Luanëve”. Spanjishten mund ta përvetësojë lehtësisht në “gjirin” e Realit të Madridit, ose nё “Camp Nou”, ndërsa frëngjishten nën kullën Eiffel, te PSG.

Ish-futbollisti i Liverpoolit mbetet i rëndësishëm për Guardiolën, por në rolin e zëvendësuesit dhe me vetëm pak ndeshje si titullar.

Në këtë sezon, Sterling numëron vetëm katër takime nga minuta e parë dhe ka shënuar vetëm një gol.

Pep e ka vendosur në rolin e sulmuesit anësor, pas sulmuesit kryesor, por anglezi dëshiron të jetë pikë referimi në fazën e avancuar në një klub tjetër.

Kontrata e tij përfundon në vitin 2023 dhe City është i vetëdijshëm se ia vlen ta shesësh menjëherë para se të përballet me largimin e tij me kosto zero.

Vitet e fundit, Sterling ka ëndërruar që të luajë për Realin e Madridit ose Barcelonën.

“Si lojtar anglez, gjithçka që njoh është Premier League. Gjithmonë e kam ditur se ndoshta një ditë do të më pëlqente të luaja jashtë vendit dhe të shihja se si do ta përballoja sfidën,” – shpjegon më tej Sterling. Me fjalë të tjera, e ardhmja e tij duket se do të jetë larg kufijve britanikë. Ai është ende në rritje dhe ka moshën e duhur për t’u bërë “yll” diku tjetër.

Të fundit

Besart Berisha largohet pa lënë gjumë

Besart Berisha e mbyll me Prishtinën pa provuar shijen e golit. Sulmuesi u mor me pompozitet të madh nga kampionët e Kosovës dhe tani vjen njoftimi për largimin para përfundimit të kontratës.

Milani në garë më Arsenalin për Sanchesin

Drejtuesit e klubit të Milanit pritet t’i bëjnë shpejtë ofertë zyrtare skuadrës franceze Lille për Renato Sanchesin. Por, edhe Arsenali është duke përgatitur ofertën e vet për portugezin

Shqipëria renditet e treta në eliminatore

Edhe pse me shumë vështirësi, me mungesa, me probleme në formacion, pa tifozë në “Air Albania”, Shqipëria arrin të marrë atë që i duhej duke mposhtur Andorrën. Ky sukses e çon ekipin

Kosova nuk ia del me Suedinë

Kosova është mposhtur nga Suedia në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 me të njëjtin rezultatin si në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3-0. Ndeshja nisi me vendasit q

Gavi mahnit Evropën, talenti i Barçës shuan një yll si Verratti

Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë duke siguruar një biletë për në finalen e Nations League. Ferran Torres ishte njeri i ndeshjes në “San Siro” me një dopjetë por vëmendjen m

Shuhen ëndrrat e Juves dhe Real Madrid

Pol Pogba prej vitesh ka qenë jo pak i dyzuar për të ardhmen e tij, shpesh i pa lumtur në “Old Traford” duke shprehur hapur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Mesfushori francez nuk

Info Tjera