Të tjera https://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/horoskop-1-7.png

Kush ka fat sot?



Dashi – Hëna do të jetë e pranishme në shenjën tuaj duke favorizuar jetën sentimentale.

Nga ana tjetër planeti Mars do të jetë shumë i favorshëm në këtë periudhë.

Në punë, nëse jeni të angazhuar me kohë të pjesshme dhe ndjeni nevojën për më shumë, nuk do të vonojnë zgjidhjet.

Demi – Zhvillime pozitive do të ketë për dashurinë, ku historitë e lindura së fundmi do të rezultojnë vërtetë të rëndësishme.

Në punë mund të përballeni me disa probleme që kanë të bëjnë me paratë, por gjithsesi do të jeni të vlerësuar për idetë që keni.

Binjakët – Do të keni dyshime dhe pasiguri në dashuri, ndaj mundohuni që të shmangni komplikimet.

Ndërsa në punë, ndonjë projekt nuk do të ecë dhe kjo gjë ju shqetëson.

Gaforrja – Jeni shumë xheloz dhe kjo gjë është thikë me dy presa!.

Mundohuni që të ruani qetësinë.

Në punë, do të keni kontakte me ambiente të reja dhe rezultatet do të jenë premtuese.

Luani – Historitë që kanë lindur në javët e fundit do të vazhdojnë qetësisht, ku do të favorizohen takimet e reja.

Në punë, do të ketë zhvillime të favorshme.

Virgjëresha – Historitë e lindura si lojë, shumë shpejt do të qartësohen.

Tetori është një muaj i rëndësishëm për dashurinë.

Sa i takon punës, kush ka vendosur që të ndryshojë rrugë, nuk do të gabojë.

Peshorja – Çiftet që janë në krizë, duhet të bëjnë shumë kujdes gjatë kësaj të premte.

Nga ana tjetër në punë, mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos acaroheni.

Akrepi – Në dashuri mundohuni që të mos bëni krahasime me të kaluarën.

Në punë, do të përballeni me më shumë debate, dhe fundjava do të sjellë me vete një sërë dyshimesh.

Shigjetari – Në dashuri do të përballeni me probleme të vogla për menaxhimin e parave në raportin në çift.

Kjo gjë mund të pengojë çuarjen përpara të një projekti.

Ndërsa në punë, ky është një moment i mirë për të bërë projekte për të ardhmen.

Bricjapi – Dita do të jetë mjaft e ngarkuar sa i takon ndjenjave.

Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm në lidhjet e vështira.

Ndërsa në punë duhet të bëni kujdes me shpenzimet, pasi ka ardhur momenti për të menduar për diçka me rëndësi.

Ujori – Në dashuri do të përballeni me probleme, nëse keni të bëni me të lindurit e shenjës së dashit.

Ndërsa në punë ka ardhur momenti për të bërë projekte të reja, edhe pse të ardhurat nuk ju mjaftojnë.

Peshqit – Prania e Hënës tek të lindurit e shenjës së dashit gjatë kësaj dite, do të sjellë zhvillime të bukura.

Çiftet që janë bashkë prej kohësh, do të kenë mundësi që të organizojnë diçka të bukur.

Në punë do të ketë zhvillime pozitive, dhe ekziston mundësia që të përfundoni një projekt me rëndësi brenda pak javësh.

Të fundit

Liderët e Ballkanit takohen në Tiranë

Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor pritet të nisë në orën 09:30, e do të mbahet në Pallatin e Brigadave. Rama do të presë fillimisht kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga java e ardhshme pritet të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell dhe se kjo situatë me mot labil pritet deri ditën e enjte. Sipas

Perez nuk pret përjashtimin e futbollistëve

Presidenti i Superligës Evropiane, Florentino Perez ka theksuar se asnjë futbollist nuk do të përjashtohet nga asnjë garë. UEFA sot ka kërcënuar klubet dhe futbollistët se nëse marrin pjesë

Rekord testimesh brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.031 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Në pritje të derbit të madh anglez

Duke u cilësuar si dy skuadrat të cilat do të jenë ndër pretendentët kryesorë për titullin e Premier Ligës, Tottenham dhe Liverpool, e gjejnë vetën tani duke ndjekur skuadra të cilat momen

Pas të reshurave, vjen acari dhe ditët e akullta

Pas të reshurave, në pjesën e dytë të javës vjen acari dhe ditët e akullta.  Në fundjavë temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C. Sipas Prishtina Weather, ditën e mërkurë ka

Info Tjera