Të tjera https://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/tot-liv.v1.png

Në pritje të derbit të madh anglez



Duke u cilësuar si dy skuadrat të cilat do të jenë ndër pretendentët kryesorë për titullin e Premier Ligës, Tottenham dhe Liverpool, e gjejnë vetën tani duke ndjekur skuadra të cilat momentalisht gjenden në Top 4.

Në fillim të edicionit 2020/21, dy gjigantët anglez ishin në krye të tabelës, respektivisht duke u ndeshur kokë më kokë për vendin e parë, por tani një rënie nga forma dhe me rezultate jo të mira në ndeshjet e fundit.

Tottenham gjendet në pozitën e gjashtë, ndërsa kampionët aktual pozicionohen në vendin e pestë në tabelë, me një pikë më shumë se skuadra londineze.

Pas 19 xhirosh, Liverpool ka regjistruar nëntë fitore, shtatë barazime dhe tre humbje, duke u pozicionuar në vendin e pestë me gjithsej 34 pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Tottenham pas 18 ndeshjesh, gjendet në pozitën e gjashtë, me nëntë fitore, gjashtë barazime dhe tre humbje, kështu duke arkëtuar 33 pikë.

Kjo do të jetë përballja e 177 mes Liverpoolit dhe Tottenham në të gjitha garat, ku “të kuqtë” kanë arritur të regjistrojnë 86 fitore, në krahasim me skuadrën londineze që ka vetëm 48 sosh.

Të dy trajnerët, Klopp dhe Mourinho pritet të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, dhe më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur formacionet e mundshme të dy skuadrave për ndeshjen e sotme.

Tottenham Hotspur (4-2-3-1): Lloris; Aurier, Dier, Rodon, Davies; Sissoko, Hojbjerg; Bergwijn, Ndombele, Son; Kane

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Fabinho, Robertson; Wijnaldum, Thiago, Oxlade-Chamberlain; Salah, Firmino, Mane

21:00 Tottenham (6) – Liverpool (5) (Stadiumi i Tottenham Hotspur).

Të fundit

Liderët e Ballkanit takohen në Tiranë

Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor pritet të nisë në orën 09:30, e do të mbahet në Pallatin e Brigadave. Rama do të presë fillimisht kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga java e ardhshme pritet të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell dhe se kjo situatë me mot labil pritet deri ditën e enjte. Sipas

Perez nuk pret përjashtimin e futbollistëve

Presidenti i Superligës Evropiane, Florentino Perez ka theksuar se asnjë futbollist nuk do të përjashtohet nga asnjë garë. UEFA sot ka kërcënuar klubet dhe futbollistët se nëse marrin pjesë

Rekord testimesh brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.031 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Pas të reshurave, vjen acari dhe ditët e akullta

Pas të reshurave, në pjesën e dytë të javës vjen acari dhe ditët e akullta.  Në fundjavë temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C. Sipas Prishtina Weather, ditën e mërkurë ka

Si është të punosh në një aeroport në kohë pandemie?

Gaelle Simon, punëtor për kontrollin e dokumenteve dhe bagazheve në aeroportin belg në Bruksel, dikur ndihej me fat që punonte në aeroport. “Është një familje kaq e madhe dhe e dashur”, t

Info Tjera